Zbulohet magazina me 800 kg drogë në Vlorë, gati për t’u nisur në Itali

Një sasi mjaft e madhe droge është kapur në një magazinë në Karaburun të Vlorës, gati për t’u nisur në Itali.
Sasia e drogës dyshohet që të jetë rreth 800 kilogramë e llojit kanabis sativa.
Sasia e lëndës narkotike është kapur ditën e sotme e nga ana e Policisë.
Brenda magazinës janë gjetur dhe disa bidona me benzinë, që pritet të përdoreshin nga mjetet lundruese për transportin e drogës.
Droga është gjetur pas informacioneve në rruge operative. Ende nuk ka të arrestuar, edhe pse mësohet se lënda narkotike ka qenë gati për transport.
Kultivimi i kanabisit vazhdon nën hundën e Policisë në Vlorë. Në zonat pyjore të Poros dhe Akërnisë janë zbuluar disa parcela me kanabis, ndërsa policia ka shoqëruar disa barinj të zonës, por kultivuesit nuk i ka zbuluar ende.
Gropa e ujit që shërbente për të vaditur parcelën dhe disa bimë kanë mbetur ende atje, edhe pas operacionit të policisë për asgjësim. Janë 11 stane në këtë pyll dhe barinjtë thonë se nuk mund të mbajnë përgjegjësi se çfarë ndodh jashtë kullotave të tyre.
Namik Mehmeti qëndroi disa orë në qeli, kur i kërkuan të paraqitej me të bijtë. “Aq më tepër që fillimisht ne kemi firmosur në polici për truallin që disponojnë dhe mbajmë garanci për kullotat që ne kemi në administrim. Se çfarë bëhet jashtë kullotave tona nuk është përgjegjësia jonë”, tregon Namik Mehmeti.
“Është e vetmja punë që bëjmë e nuk duhet që policia të na bezdisë më”, thotë Xhuljano Mehmeti.

Artikulli paraprakRaporti: Mbi 6.5 ton drogë nga Shqipëria në Itali në tre muaj
Artikulli tjetërKryesojnë Rusia dhe Ronaldo, ja “skaneri” fizik i ndeshjeve të para të Botërorit