Zbulohet ”hileja” e qeverisë me biznesin e madh, përmes kredive në banka do t’u marrë aksionet e tyre (Dokumenti)

Qeveria Rama në tentativë për të dhënë idenë se po ndihmon biznesin e madh në kushtet e pandemisë, njoftoi se do të dalë garant te bankat për marrjen e kredive.

Sipas marrëveshjes që qeveria ka lidhrur me bankat, biznesi i madh do të përfitojë një financim deri në 3 muaj të fondit të pagave, që mund të merret në formë kredie te bankat, ku shteti bën rolin e garantit.

Por çfarë do të ndodhë në rast të pamundësisë së biznesit kredimarrës për të kthyer mbrapsht detyrimin ndaj huadhënësit?

Kështu, sipas marrëveshjes, që shihet dhe në dokumentin e mëposhtëm, nëse në fund të periudhës së huasë, biznesi nuk kthen detyrimin ndaj bankës, ai humbet të drejtën e aksioneve, të cilat do të shiten nga strukrura përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.

Aksionet do të administrohen dhe nxirren në shitje nga Agjencia e Privatizimeve. Ngelet për t’u parë interesi i biznesit për të përdorur një instrument financiar si ky që po ofrohet nga qeveria shqiptare, në një kohë që shteti mund të ”fusë hundët” dhe te vetë aksionet e tyre.

Derimë tani ende nuk ka nisur zbatimi në terren i kësaj marrëveshjeje.

hua

Artikulli paraprakHumbi jetën në Maqedoninë e Veriut, flet bashëshortja e 44-vjeçarit nga Fieri
Artikulli tjetërPas SHBA reagon edhe Gjermania: OBSH dështoi me Covid-19! Shumë vonë, shumë e dobët, mjaft e butë me Kinën