Zbulohen pyjet me kanabis në Krujë, asnjë i arrestuar

Në Krujë, janë gjetur 850 bimë kanabisi. Bimët narkotike, u evidentuan gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri dhe nga toka me Shërbime Policore. U konstatuan disa vende, zona të pyllëzuara, të hapura rishtas me gjithsej 850 bimë narkotike, bëjnë me dije sot burime zyrtare nga policia. Asnjë person nuk është arrestuar, ndërsa policia shton se po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Aksioni
Në kuadër të planit të veprimit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe informacioneve të grumbulluara nga Strukturat Policore, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë Publike, Komisariatin e Policisë Krujë dhe FLO, ditën e sotme u zhvillua operacioni policor për kontrollin e territorit me monitorim nga ajri dhe toka për parandalimin, evidentimin dhe asgjësimin e bimëve narkotike.
Gjatë monitorimit dhe kontrollit të territorit nga ajri me anë të helikopterit të Policisë dhe nga toka me Shërbime Policore, u konstatuan disa vende, zona të pyllëzuara, të hapura rishtas me gjithsej 850 bimë narkotike të dyshuara, të llojit kanabis sativa.
Bimët e konstatuara janë filmuar dhe fotografuar, ku edhe u asgjësuan në vend me anë të djegies. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacioni i monitorim-kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, do vijojë edhe në ditët në vazhdim nga ajri dhe toka.

Artikulli paraprakMe zullumin e Republikës së vjetër s’ka bashkëjetesë
Artikulli tjetërFshati pa ujë, banorët i kërkojnë ndihmë kandidatit të PD