Zbardhet shpërthimi i tritolit në dyqan, policia: Po prodhoheshin bomba me celuar

Gent Hoxha, 34 vjeçari që mbeti i plagosur dje në servisin e celularëve në Rrugën e Elbasanit, pranë ambasadës amerikane akuzohet se prodhonte bomba me celular. Policia në një njoftim për media tha se “dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rëndë”.
Shpërthimi ishte tejet i fuqishëm. Qytetarët treguan momentin e tmerrit kur xhamat u përhapën në rrugë dhe nxorën nga krahët 34 vjecarin e plagosur. Ai ka qenë duke punuar në dyqanin e tij, duke montuar bomba kur aksidentalisht i ka shpërthyer lënda plasëse në dorë. Ngjarja ndodhi dje në orën 10:30, në rrugën ”Qamil Guranjaku” (rrugicë tek Rruga e Elbasnait). Gent Hoxha 34 vjeç, banues në Tiranë u arrestua në flagrancë dhe ruhet me policë në Spitalin e Traumës.
“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se në ambjentin dyqan riparim celularesh të ndodhur në përdorim nga ana e tij, dyshohet se po prodhonte një lëndë plasese me fitila detonati, kapsolle në një celular ku dhe ka shpërthyer, si pasojë është vetëdëmtuar rënde shtetasi i mësipërm dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, tha policia.

Më tej thuhet se materiale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjygjësor Tiranë për veprën penale ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar në Nenin 278/5 i Kodit Penal”.
Në fillim u dyshua për tritol por shpejt u mësua se ishte gabimi fatal i 34 vjeçarit Gentian Hoxha që çoi shpërthimin ku vete mbeti i plagosur. Në këtë dyqan të vogël, afër ambasadës dhe një sërë institucionesh të tjera, prodhoheshin dhe shitesin mina me celular. Kështu të paktën janë dyshimet e grupit hetimor.
Burimet thanë se Gentian Hoxha i shiste minat me celular për 2 mijë euro copa. Sot prokuroria ka prere fletë-arrestin për 34-vjeçarin Gentian Hoxha. Si fillim ai akuzohet për armëmbajtje pa leje, derisa të mblidhet dhe të analizohen gjithë provat e gjetura në vendin e ngjarjes.
Po analizohen, thanë burimet, 3 detonatoret, lap top dhe disa celularë qe mendohet se 34 vjeçari Gentian Hoxha, do ti montonte si bomba.
34 vjeçari ruhet me forca policie në Spitalin e Traumës. Pritet që me përmirësimin e shëndetit të merret edhe dëshmia e tij për ngjarjen.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërHistoria e trenit të çuditshëm “Tiranë-Durrës Express” në Shqipërinë e 1920! (Foto)