Zbardhen përgjimet Dako-Avdylaj, koordinimi pas takimit me Ramën dhe vrasësin Alla

Sikurse kishte paralajmëruar gazetari Peter Tide, tabloidi prestigjoz gjerman “Bild” ka publikuar përgjimet mes Astrit Avdyllajt të grupit të Shijakut dhe kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dakos.

Nga përgjimet tregohet afërsia mes tyre. Në fillim të bisedës telefonike, Avdylaj e pyet Dakon se si ia kishte kaluar në takimin që kishte pasur me kryeministrin e vendit Edi Rama.

BILD shkruan: Në këtë përgjim, është Astrit Avdylaj ai që e telefonon Dakon dhe e pyet për Takimin me Ramën. Nga biseda del se Astrit Avdylaj ndodhet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive në Durrës, në praninë e drejtorit të zyrës dhe Vath Allës, një ish-i dënuar për vrasje për të ‘mbaruar’ një punë për llogari të Allës. Në këtë telefonatë mes Avdylajt dhe kryebashkiakut Dako, është e qartë lidhja e ngushtë mes tyre. Astrit Avdylaj e di që kryebashkiaku Dako ishte deri vonë një natë më parë me kryeministrin Edi Rama. Ai më pas i thotë Dakos që të anulojë planet e tij për të udhëtuar në Ishëm, për të siguruar që ‘puna’ që Alla po kërkon, të përfundohet tek zyra e hipotekës nga drejtori që telefonon Anin dhe më pas Dakon për t’u takuar me të dhe më të dënuarin për vrasje, Vath Alla. Kryebashkiaku Dako pranon dhe ndryshon agjendën.

Përgjimet

Astrit Avdylaj: A të ka zënë gjumi mbrëmë mo vëlla, se ke takuar Ramën dje, keni ndejtur jeni kënaqur

Vangjush Dako: Ça bone

Astrit Avdylaj: Ça bëhet

Vangjush Dako: Mirë, mirë

Astrit Avdylaj: Nga je vëllai…

Vangjush Dako: Dëgjo

Astrit Avdylaj: Hë vëlla…

Vangjush Dako: Thuaj byrazerit që unë po iki në Ishëm tek ata çunat atje

Astrit Avdylaj: Jo pra tashi se do ta lemë një çik më vonë, se jam këtu me çunat unë (Vath Alla).

Vangjush Dako: Ku je ti?

Astrit Avdylaj: Këtej nga hipoteka me Anin (Ani Dyrmishi, drejtor në Durrës), Ani do vij të takoj një çik drejtorin apo…..?

Vangjush Dako: Ato Allat janë aty apo…?

Astrit Avdylaj: Po Vath Alla është këtu me mu drejtëpërdrejtë, e kam këtu live, përballë në tavolinë, po na dëgjon tashti.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mirë…

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai.

Vangjush Dako: Epo mirë takohemi në Durrës atëherë.

Astrit Avdylaj: Jo do takohemi atje, e kemi lënë orarin atje vëllai, mbaroi. Do takohemi atje nga dreka se s’bën. Le të mbarojmë një çik punë me Anin këtu, po presim Anin, sa të shkojë te bashkia tha ai. Po e pret vëllai këtu te hipoteka.

Vangjush Dako: Mirë, mire.

Astrit Avdylaj: Hajde të du fort vëllai.

Avdylaj vendos për kandidatët në listën e PS

Gazeta më e madhe gjermania Bild, ka nisur të botojë përgjimet e dosjes 339, të cilat sjellin një panoramë të frikshme ku zyrtarët socialistë i nënshtrohen kreut të një grupi kriminal. “Gjashtë përgjimet që pasojnë janë pjesë e një dosje zyrtare të mbikëqyrjes gjyqësore të një hetimi kriminal me numër 339/1, të zyrës së prokurorisë së antimafias sa i përke aktivitetit kriminal të një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, të njohur si klani kriminal ‘Avdylaj’ në qytetin e Shijakut në Shqipëri.

Gjatë muajve të përgjimit, ndodh që në muajt pasues në vend mbahen zgjedhjet parlamentare të vitit 2017 dhe klani kriminal i Avdylajve përfshihet rëndshëm në blerjen e votave dhe intimidimin e votuesve për llogari dhe në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste të kryeministrit Edi Rama, përfshi kryebashkiakun e Durrësit, qytetit të dytë më të madh në Shqipëri”, Në përgjimin e dytë tregohet se si Avdylaj ndikon për vendosjen e kandidatëve për deputetë në listën e PS. Në rastin konkret bëhet fjalë për Ilir Ndraxhin.

“Astrit Avdylaj, kreu i klanit kriminal ‘Avdylaj’ në Shijak i telefonon kryebashkiakut të Shijakut për të organizuar një takim me të, me Vangjush Dakon, kryebashkiak i Durrësit, dhe me një kandidat të mundshëm dhe deputetin aktual ‘Liri’ (Ilir Ndraxhi), një person që klani kriminal i Avdylajve kërkon të vendoset si kandidat i PS. Takimi organizohet për të bërë pikërisht këtë: që të finalizohet një marrëveshje që Ilir Ndraxhi do të vendoset si kandidat i PS në Durrës, për të përfaqësuar interesat e klanit kriminal Avdylaj dhe klani Avdylaj do të ofrojë mbështetje të plotë për fushatën e PS në Durrës”, shkruan Bild.

Astrit Avdylaj: Alo!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hë mo!

Astrit Avdylaj: Si je kryetar?

Kryebashkiaku i Shijakut: Si ke qenë?

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit, ça po bën?

Kryebashkiaku i Shijakut: Jam akoma këtej, sa kemi mbaru dhe po hamë drekë.

Astrit Avdylaj: Të bëftë mirë! A e di pse të mora unë?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po?

Astrit Avdylaj: Nesër kemi një takim në orën 10 të mëngjesit…alo?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po, të dëgjoj, po.

Astrit Avdylaj: Unë, ti, Gjushi, Liri, vllai i Lirit dhe Jupi. Do pime një kafe nesër në Durrës në orën 10:00. Prandaj të mora sot me një fjalë.

Kryebashkiaku i Shijakut: Atëhere, nesër në 10:00 do jemi 5 minuta te Pallati i Kulturës, se ka vdeke Niko Bespalla, ish-futbollisti jonë, shijaksi jonë.  Është ceremonia te Pallati i Kulturës dhe takohemi atje.

Astrit Avdylaj: Do takohemi në një kafe, do sjell Paparitin, që të jemi nesër që…më kupton?

Kryebashkiaku u Shijakut: Pa merak, pa merak.

Astrit Avdylaj: Se erdhën sot ato, po diskutonim, ishte dhe Juli…e kupton ku e kam fjalën? Ngaqë është edhe ai, që të jesh edhe ti normal, po nuk ishe ti, a më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: E kuptoj!

Astrit Avdylaj: Alo, ça the?

Kryebashkiaku i Shijakut: Titi, pa merak them, atje në Durrës rri pa merak, se do jem dhe në ceremoni kshu që rri pa merak.

Astrit Avdylaj: Mirë, prandaj, që do ashtu që të jesh edhe ti me këto më kupton?

Kryebashkiaku i Shijakut: Po, po!

Astrit Avdylaj: Mirë faleminderit!

Kryebashkiaku i Shijakut: Hajt ciao, ciao!

Gazeta gjermane Bild, me e madhja ne Europe shpartallon Ramen dhe narkoshtetin e tij.Ajo publikon per here te pare pergjimet te cilat faktojne se bosi i mafies dhe vrasesi Astrit Avdyli cakton deputetet dhe fitoren e tyre. sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 5. Juni 2019

Artikulli paraprakKrasta e pyet për Ramën, Plasari: Në histori hyjnë edhe kriminelë
Artikulli tjetërBasha i ftuar nderi në Ditën e Biznesit 2019 në Berlin: PD do garantojë mjedis tërheqës për investimet e huaja