Zbardhen detaje të reja për vrasjen makabre në Laç

Zbardhen detaje të reja në lidhje me autorët e dyshuar për vrasjen e 34 vjeçarit Kejsi Hysa (Eljon Hysa), i cili u gjet i groposur këtë të shtunë pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë. Sipas burimeve nga grupi hetimor raportohet një nga autorët e dyshuar për vrasjen e Hysës është Hysni Rama.
Raportohet se viktima i ka patur para borxh Hysni Ramës dhe ka shkuar ta takojë. Familjarët kanë patur dijeni për këtë gjë. Ndërkohë Rama është ndalur dje nga policia duke u vënë përballë fakteve(tabulateve telefonike).
Nga ana tjetër Rama nuk e ka pranuar autorësinë e vrasjes së viktimës. Por pas shumë tratativash dhe ballafaqim faktesh nga ana e grupit hetimor ai ka rrëfyer se e ka vrarë afër një lumi dhe më pas e ka transportuar në vendin ku është gjetur sot nga policia.
Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar atë së bashku me zhdukjen e tyre dhe personat me të cilët ai do të takohej.
Dhe kanë qenë pikërisht këto që kanë çuar në zbardhjen e ngjarjes, autorëve dhe vendndodhjen e trupit.
Ai u gjet i vrare me një plumb në kokë. Të dy autorët e dyshuar janë nga fshati Nikël i Fushë-Krujës.

Në banesën e njërit prej tyre u gjetën dhe sekuestruan dy arme zjarri. Bëhet e ditur se autoret u zbuluan nga pergjimet telefonike.
Policia bën me dije se grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Sipas burimeve ditën kur Kejsi Hysa u zhduk do të takonte një person me H.R në Nikël të Fushkrujës i cili ka një mobileri, nga ajo ditë ai ka humbur kontaktet me familjet e tij.
Njoftimi i plotë
Më datë 14.07.2018, Shërbimet e Komisariatit të Policise Krujë, pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel kanë gjetur të groposur shtetasin K.H. 34 vjeç, banues në Gjormë të Rrethit Kurbin, të shpallur në kërkim (i humbur).
Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale duke bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar ku njëri prej tyre, shtetasi H.R. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Krujë dhe është shpallur në kërkim shtetasi A.T.
Grupi hetimor me ekspertë të fushës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për sqarimin e të gjithë rrethanave të ngjarjes.
Për shkak të hetimeve nuk jepen më shumë detaje.

Artikulli paraprakDenoncimi: Ata që kanë bërë burg futen në punë kurse ai që nuk ka mik, largohet nga detyra
Artikulli tjetërRegjisori Basha: Nuk lëvizim nga qëndrimi; prona e Teatrit të mos preket, Genc Fuga shk*rdhatë e ‘Rilindjes’