Xhiro e madhe droge, pranga familjes shqiptare në Itali

Një shqiptare 40-vjeçare, djali i saj 23 vjeçar dhe dhëndri 28-vjeçar janë arrestuar nga policia e Lucas në Itali për shitje droge, mes klientëve edhe shumë minorenë. Droga ishte kthyer në një biznes familjar, për gruan dhe njerëzit e saj, me fitime që u kishin mundësuar të blinin brenda vetëm dy vjetëve prona e toka. Çdo ditë, pasi çonte vajzën e vogël, Adelina Lisi, kthehej në shtëpi ku merrej me përgatitjen e kokainës, marijuanës e hashashit për shitje, bashkë me të birin, Hasan, dhe dhëndrin rumun, Daniel Valentin Ungureanu. Policia ka sekuaestruar dy kile marijuanë, një kile hashash dhe 15 gramë marijuanë, bashkë me materialet për ambalazhim.
Klientët vinin që në 8 të mëngjesit, i binin ziles dhe prisnin në sheshpushimin e shkallëve. Pas pak vinte gruaja ose njëri nga dy të tjerët që merrnin porosinë, verifikonin që klientët i kishin paratë, e ktheshin për të përgatitur dozën. Gjithçka është kapur nga një kamera e jashtme dhe nga përgjimet e bisedave.
Biseda krejtësisht të qarta, ngaqë bashkëbiseduesit nuk dyshonin se po filmoheshin apo përgjoheshin; kërkonin “koka”, “bar”, “tym”.
Çdo ditë bëheshin nga 25 në 60 shitje, nga 8:30 në mëngjes deri në 11 të darkës apo deri në mesnatë, me çmim të precizuara mirë: një dozë kokainë 0.8 gramë kushtonte 60 euro, një gramë marijuanë nga 5 në 10 euro, sipas cilësisë.

Artikulli paraprakBasha: Protesta për një qeveri të re antikrim
Artikulli tjetërBerisha: Goditje tjetër fatale për kumbar Fatziun dhe kryekumbar Ramën