Xhaka në 11-shen më të mirë

Taulant Xhaka përfshihet në formacionin e javës së 11 të Superligës së Zvicrës. Mesfushori i Baselit, ishte ndër më të mirët në fushën në takimin e fituar 3-0 ndaj Luzernës, duke ruajtur ekuilibrat në të dyja fazat e lojës së kampionëve në fuqi të Zvcrës. Në fakt në këtë përballje Xhaka fitoi derbin e shqiptarëve me Jahmir Hykën, i cili qëndroi në fushë 60 minuta në radhët e Luzernës, që u detyrua të largohej pa pikë nga “Saint Jakob Park”.
Xhaka zhvilloi një ndeshje të shkëlqyer, duke dhënë asist në rastin e golit të dytë të shënuan nga Lang. 25-vjeçari është një nga elementët më të rëndësishëm për trajnerin Ficher, pasi mund të luajë në pozicione të ndryshme. Në Champions League ndaj Arsenalit në transfertë Xhaka luajti madje në qendër të mbrojtjes. Këtë sezon futbollisti kuqezi është aktivizuar titullar në të gjitha takimet e kampionatit zviceran.

Artikulli paraprakMontela: Larg duart nga Milani
Artikulli tjetërBotërori 2018, Shqipëria rrezikon mbylljen e stadiumit