Xhaka: Arsenali bëri paraqitje të fortë kundër Manchester United

Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, beson se ai dhe bashkëlojtarët e tij bënë një paraqitje të fortë dhe luftuan pareshtur për ta ndalë Manchester Unitedin me një barazim 1:1 të hënën mbrëma në Premierligë, edhe pse ky derbi u cilësua si tejet i dobët nga shumë persona.

Xhaka – i cili e udhëhoqi si kapiten Arsenalin për herë të parë zyrtarisht pasi së fundmi trajneri Unai Emery ia dha shiritin e liderit – megjithatë, u kritikuar ashpër në rrjetet sociale pas golit hapës të Unitedit në Old Trafford.

Mesfushori i Zvicrës me prejardhje nga Kosova u duk sikur ia liroi rrugën topit të goditur nga Scott McTominay, i cili përfundoi në rrjetën e portës së Lenos. Megjithatë, përsëritjet e ngadalësuara treguan më vonë se topi ishte devijuar pakëz paraprakisht, duke u larguar nga koka e Xhakës.

Edhe pse derbi i mbrëmshëm ishte shumë i dobët, me mungesë të madhe të cilësisë nga të dy palët në një natë ku shiu i pareshtur ndikoi në nivelin e lojës, po ashtu, 27-vjeçari i uroi bashkëlojtarët për, siç tha, paraqitje të fortë.

“Luftë intensive në Old Trafford dje. Urime gjithë ekipit për paraqitjen e fortë”, shkroi kapiteni i Arsenalit në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakDepartamenti amerikan i Drejtësisë: U fsheh burimi i 80 mijë dollarëve për foton Rama-Obama
Artikulli tjetërWashington Times: Argeros u dënua për llogari të Ramës se dëshironte foto me Obamën