Xhafaj i “ngujuar” në Ministri, del nga zyra pas 8 orësh

Ministri i dorëhequr Fatmir Xhafaj ka dalë nga ambientet e Ministrisë së Brendshme pas 8 orësh, ndërsa nuk ka preferuar të flasë për gazetarët të cilët e prisnin jashtë Ministrisë së Brendshme.
Xhafaj ka hyrë në zyrën e tij që prej orës 11:57 minuta të mesditës së sotme dhe ka dalë nga institucioni që drejtoi për rreth 2 vite pas 8 orësh.
Në një përgjigje direkte të Xhafës ndaj Ramës nëpërmjet facebookut, Xhafa ka ndërmarrë sulmin e parë të fortë ndaj Ramës. Ndonëse pa përmendur emrat, si Rama dhe Xhafa kanë shkëmbyer sulme ndaj njëri-tjetri. I pari ishte Rama që sulmoi Xhafën nga Divjaka duke e lënë të kuptohet se ai kishte goditur me gurë familjen socialiste. Ndonëse pa i përmendur emrin konteksti ishte i qartë dhe i drejtohej Xhafës që arrestoi grupin e drogës në Has dhe bashkë me të edhe dy ish-deputetë të Ramës.
Pas këtye deklaratave të Ramës ka ardhur përgjigja e menjëhershme e Xhafës nga facebooku. Në një postim të shkurtër Xhafa thotë se “përbuz shpifjet e komentet neveritëse të kujtdo që nuk mund të kuptojë dot se ka edhe njerëz në politikë, që mund të jenë të lirë e vetvetja”. Fraza e fortë e Xhafës në këtë fjali është ajo ku ai thotë se është i lirë nga vetvetja duke lënë të kuptohet qartë se Rama nuk është i lirë por se është peng i mafias.
Për të tretën herë pasi vendosi të japë dorëheqjen, ministri i brendshëm në largim Fatmir Xhafaj ka komentuar edhe një herë arsyet e tij.
Në prononcimin e tij të fundit në Twitter, duke iu përgjigjur opozitës, Fatmir Xhafaj u shpreh se dorëheqja është bërë me vullnetin e tij të plotë.

Artikulli paraprakFondacioni gjerman: Eksodi i madh, të gjithë duan të ikin nga Shqipëria
Artikulli tjetërEmigrimi, nis zbrazja e Vlorës, Tiranës, Elbasanit…