Xhafaj, 10 milionë dollarë vetëm në 2017 nga Lojërat e Fatit

Dhjetë miliardë lekë fituan Agron dhe Fatmir Xhafaj, ky i fundit ministër i Brendshëm, nga kompania e tyre e basteve vetëm në vitin 2017. PD publikoi sot, shifrat e çmendura sesi u rrit papritur një biznes modest bastesh nga viti 2014 deri në 2017, sesi i dhjetëfishoi fitimet me ardhjen në pushtet të Edi Ramës.alibeaj 1
“I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të bandës të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj ia ka dalë që menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait, Fatmirt, të zgjerojë biznesin me shtimin e 2176 pikave të reja të basteve në të gjithë Shqipërinë, deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia e PD. Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafaj ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në katër vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.
Siç tregohet në grafik, nga një kompani bastesh me të ardhura jodomethënëse , kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milion dollarë në vitin 2014, të ardhurat e vëllait të ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në katër vite duke shkuar në plot 10 milionë USD në vitin 2017!”

Partia Demokratike dje i njohu shqiptarët me fakte tronditëse bazuar në dokumenta zyrtarë se si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll, industrinë e bizhozit nëpërmjet vëllezërve të tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.
Sot, PD ka publikuar fakte të tjera tronditëse sesi kompania e basteve e Agron Xhafajt ka shënuar rritje galopante fitimesh me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt duke e dhjetëfishuar fitimin për 4 vjet!
“Edi Rama me firmën e tij i dha të vëllait të tij, koncensionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të bastit, pika basti këto që gjatë qeverisjes së Edi Ramës u katërfishuan, që edhe fitimet e të vëllait të jenë po ka të mëdha.
Fatmir Xhafaj e bllokoi ligjin për 8 muaj për mbylljen e lojërave të fatit në qytete, dhe pastaj bashkë me “Hakmarrjen në Drejtësi” me Olsi Ramën e ndryshuan ligjin duke dëshmuar në praktikë se si funksionon në praktikë lidhja midis pushtetit dhe krimit të organizuar, ai që kontrollon industrinë e lojërave të fatit.
Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së Edi Ramës, numri i kompanive të licensuara për bastet u përqëndruan vetëm në tre duar. Shqiptarët duhet ta dinë se një nga këto kompani, nga më të fuqishmet, zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve me vesin më shkatërrues për familjes janë Eccobet, Eurolive, Basti shqiptar të gjitha këto të zotuara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.
I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të bandës të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj ia ka dalë që menjëhërë pas ardhjes në pushtet të të vëllait, Fatmirt, të zgjerojë biznesin me shtimin e 2176 pikae të reja të basteve në të gjithë Shqipërinë.
Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafaj ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në katër vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Siç tregohet në grafik, nga një kompani bastesh me të ardhura jodomethënëse , kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milion dollarë në vitin 2014, të ardhurat e vëllait të ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në katër vite duke shkuar në plot 10 milionë USD në vitin 2017!”, deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj në konferencën për shtyp.

1111

Artikulli paraprakRama mashtron shqiptarët, asnjë avion “Air Albania” nuk u nis sot nga Rinasi
Artikulli tjetërSi Rama-Xhafaj ndryshuan ligjin për t’ia dhënë industrinë e bixhozit “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe Olsi Ramës