Xhafa ndëshkon oficerin që hetoi skandalin e përdhunimit nga djali i deputetit të PS

Oficeri që hetoi skandalin e djalit të deputetit të PS është ndëshkuar nga ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafa. Denncimi është bërë nga ish-Kryeministri Berisha, i cili denoncoi i pari skandalin e përdhunimit të një vajze nga djali i deputetit socialist në Krujë. Dencimi është bërë pas një mesazhi të marrë nga një qytetar.
“Ndëshkohet nga Xhafa i Droges, Emiljano Nuhu, oficeri që hetoi skandalin e djalit te deputetit”, shkruan Berisha duke publikuar një mesazh ku shpjegohet se oficeri është transferuar në Berat pas denoncimit të bërë publik.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha:
Hakmarrja primitive e Edvin Kristaq Rames! Ndeshkohet nga Xhafa i Droges, Emiljano Nuhu, oficeri qe hetoi skandalin e djalit te deputetit. sb
“Fatmir Xhafa ia ka hequr dosjen oficerit te policise gjyqesore qe po hetonte ngjarjen e rende te perdhunimit te nje vajze nga djali i deputetit te PS ne Kruje, Rrahman Rraja. Oficeri i policise gjyqesore Emiljano Nuhu eshte transferuar ne Berat pak pas denoncimit tuaj, pasi po mblidhte prova per fajesine e djalit perdhunues te deputetit rilindas te Krujes Rrahman Rraja”.

rraja

Artikulli paraprakShëndetësia po shkërmoqet pa kthim
Artikulli tjetërKriza ekonomike e Turqisë po prek edhe tregjet globale