Xavi tregon pesë mesfushorët më të mirë

Legjenda spanjolle, Xavi ka befasuar të gjithë, pasi në mesin e pesë mesfushorëve më të mirë në botë, ka përfshirë dy të Real Madridit. Bëhet fjalë për dyshen fantastike, gjermanin Toni Kroos dhe kroatin Luka Modriç. “Mesfushorët më të mirë, pa përfshirë ata të Barcelonës janë: Luka Modriç, Toni Kroos, Thiago Alcantara, Mesut Özil dhe Marco Verratti”, tha Xavi për “Le Parisien”.
Ai po ashtu ka treguar se cilët lojtarë do të dëshironte t’i transferonte ish-skuadra e tij, Barcelona.
“Mbappe ka qenë një befasi. Nuk e di çfarë do të ndodhë, por ai ka talent. Lojtari i dytë është Adrien Rabiot i PSG-së. Ai do të përshtatej shumë mirë, pasi ka kualitete të mëdha me dhe pa top”.

Artikulli paraprakLacazete e mbyll me Lyonin
Artikulli tjetërInteri “bllokon” talentin 18-vjeçar