‘Wikileaks’: Na detyruan, pse i shpallëm luftë Obamës dhe Hillarisë

Bashkëthemeluesi i ‘WikiLeaks’-it, Julian Assange, ia vuri fajin për publikimet në internet përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2016 në administratën e Obamës, prokurorit të Përgjithshëm, pasi ata e vendosën atë në kushte të tilla ku ai nuk kishte “asgjë për të bërë por të punonte 24 orë në 7 ditë të javës”.
Assange bëri një mesazh në ‘Twitter’ të premten, duke iu përgjigjur një postimi anti-rus nga ish-prokurori i Përgjithshëm Eric Holder.
Holderi, i cili drejtoi Departamentin e Drejtësisë nga viti 2009 deri në vitin 2015, shfaqi grupin e zakonshëm të akuzave kundër Moskës, duke pretenduar se Rusia do të ndërhyjë në zgjedhjet e ardhshme të SHBA-ve.
Me sa duket, duke iu drejtuar presidentit Donald Trump, Holderi kërkoi sanksione të reja kundër Moskës, të cilat ‘u miratuan nga pjesa dërrmuese e këtij kongresi jofunksional’.
‘A jeni thjesht i papërshtatshëm, pa nervin e nevojshëm apo kanë diçka për ju? Ne u sulmuam!’, shkruante Holderi më 20 shkurt.
‘Të sulmuar? Nga çfarë? E vërteta?’, u përgjigj Julian Assange të premten, duke shtuar se përfundimisht çështja amerikane kundër tij, e cila pasoi lëshimin e dokumenteve të klasifikuara të SHBA-ve në vitin 2010, ishte për t’u fajësuar.

Barak Obama ishte president dhe Holderi ishte prokuror i Përgjithshëm në atë kohë. Përpjekjet e tyre për të ndjekur penalisht ‘WikiLeaks’-in dhe personalisht Assange mbi publikimin e dokumenteve diplomatike të SHBA-ve dhe dokumenteve ushtarake për Irakun dhe Afganistanin, rezultuan në kërkimin e azilit nga Assange në ambasadën e Ekuadorit, në Britaninë e Madhe.
Gjatë 6 viteve në Londër, deklaroi Assange, nuk kishte “asgjë për të bërë, por të punonte” gjatë gjithë kohës – gjë që rezultoi në zbulimin e më shumë sekreteve të establishmentit të SHBA-ve.
Në verën e vitit 2016, ‘WikiLeaks’-i botoi një email të brendshëm të Partisë Demokratike, pasuar një muaj më pas me e-mailet nga llogaria private e kreut të fushatës së Hillary Clinton-it, John Podesta, në muajin para zgjedhjeve presidenciale.
Megjithatë, Podesta, Klinton dhe shumë nga institutet amerikane të kohës së Obamës, e kanë quajtur ‘WikiLeaks’ një ‘prerje’ për inteligjencën ruse dhe kanë fajësuar Moskën për hakerimin e pretenduar të postës elektronike. Asnjë dëshmi e fortë për të mbështetur akuzën nuk është prodhuar. Assange i ka hedhur poshtë ato pretendime.

‘Herën tjetër, jo se do të ketë një, përpiquni të zbatoni kushtetutën që u betuat të mbani’, tha bashkëthemeluesi i ‘Wikileaks’-it.
Ai postoi një link në një artikull të vitit 2014 që tregon thirrjen e tij për Holderin për të hequr dorë nga çështja kundër WikiLeaks-it.
Kërkesa u injorua dhe çështja mbetet ende e hapur, ndërsa Assange vazhdon të jetojë në mërgim.
Burimi: ‘RT’
Përshtati: ‘Hashtag.al’

Artikulli paraprakPas Durrësit, kapen 1.6 tonë kokainë e klanit “Clan del Golfo” me destinacion Europën
Artikulli tjetërVendi ka dalë duarsh, pas agjentëve të DEA-s, vijnë agjentë gjermanë e zviceriane, ndërsa Frontex do patrullojë kufijtë