Watergate-i shqiptar që do marrë me vete Ramën

Jozefina TOPALLI

Skandali i përgjimit i “Imsi Catcher” është shumë më i rëndë, kompleks dhe implikues se çdo skandal tjetër i këtij pushteti.
Ndaj dhe reagimi i ministrit të Brendshëm ishte reagim frike e makthi.
Askush nuk do të guxonte të sillte e të përdorte “Imsi Catcher” në dhunim të ligjit po të mos kishin urdhër nga lart.
Asnjë ministër nuk do të guxonte të përfshihej në përgjimet e paligjshme po të mos kishte licencë dhe urdhër nga pm.
Këtë skandal të denoncuar prej javësh nga opozita në Parlament, Rama u përpoq ta fshehë e ta mbulojë me gjoja Reformën në Drejtësi.
Sa herë i plas një skandal, ato përpiqen të fshihen pas “Reformës në Drejtësi”.
Por sot ata janë shah mat.
Ministri ishte i detyruar për të mbrojtur vartësit e tij në hetim për skandalin e përgjimeve; një përpjekje dëshpëruese dhe mjerane, që zbulon sa thellë janë të përfshirë e sa të pashpresë janë pushteti i sotshëm.
Rama mbron ministrin; ministri mbron vartësit.
Por Rama kaloi vijën e kuqe kur kërcënoi sot opozitën dhe Prokurorinë për skandalet e tij personale.
Dhe nuk e shpëton as përpjekja e tij e shtirë për të bërë avokaturën e Grillos, sa për me turbullu ujërat. Ky skandal nuk mbyllet. Dhe nuk duket thjesht “një situatë skizofrenie e tij mes përgjimesh e politikës”.
Ky skandal do të marrë me vete Ramën!

Artikulli paraprakNelson, zogu tropikal parashikon rezultatet e Euro 2016
Artikulli tjetërRama si cinik u kërkon falje italianëve për përgjimet