Vullnetarët e vaksinuar tregojnë se cilat janë efektet anësore të vaksinës kundër virusit

Vullnetarët që morën dy nga vaksinat e mundshme të coronavirusit në SHBA kanë folur për efektet anësore që kanë përjetuar pas marrjes së saj.

Këtë muaj, Moderna dhe Pfizer njoftuan se kandidatët e tyre të vaksinës ishin testuar me efikasitet 94.5 për qind dhe 95 për qind respektivisht.

Dhe Jennifer Haller, e cila u injektua në 16 mars me vaksinën eksperimentale të Moderna në Seattle, i tha WVPI-TV se ajo përjetoi vetëm efekte anësore të lehta, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Unë kisha dy doza të vaksinës me katër javë diferencë”, i ka thënë ajo transmetuesit.

“Çdo herë që merrja, krahu im ishte shumë i ‘lënduar’ të nesërmen, por përveç kësaj unë personalisht nuk përjetova ndonjë efekt tjetër anësor”.

Zonja Haller ishte personi i parë që mori një vaksinës së kandidatit të Moderna-s, si pjesë e provës së parë njerëzore të një vaksine për të parandaluar virusin.

Ndërkohë banori i Kalifornisë, Daniel Horowitz, i cili mori pjesë në provën e vaksinës për COVID-19 të Pfizer në shtator, përshkroi simptoma të ngjashme me gripin.

Prova e Pfizer është bërë në atë mënyrë që mjekët si dhe pacientët nuk e dinë kush po merr vaksinën ose placebo, prandaj Z. Horowitz nuk është në dijeni nëse e ka marrë vaksinën.

Ata gjetën kohë për punë në laborator edhe ditën e dasmës: Rrëfimi për çiftin që zbuloi vaksinën 90 për qind efektive ndaj coronavirusit
Ata gjetën kohë për punë në laborator edhe ditën e dasmës: Rrëfimi për çiftin që zbuloi vaksinën 90 për qind efektive ndaj coronavirusit
Sidoqoftë, ai i tha transmetuesit se ai gjithashtu ndjeu efekte anësore të lehta pas marrjes së saj.

Pfizer paraqiti vaksinën e saj në Administratën Ushqimore dhe Barnave të SHBA-së (FDA) për përdorim urgjent më 20 nëntor dhe Moderna do të paraqesë vaksinën e saj më vonë këtë muaj.

Departamenti Amerikan i Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se efektet anësore më të zakonshme janë një shenjë që trupi juaj po fillon të ndërtojë imunitet kundër një sëmundjeje.

Artikulli paraprakOlta Xhaçka gënjeu, PD nxjerr pamjet e ministres me helikopter në Dibër: E përdori për fushatë elektorale
Artikulli tjetërShorti për Botërorin, ja në cilën vazo ndodhet Shqipëria