“Vrasjet porositen nga burgu, policët fusin drogë”, deklarata e fortë e kreut të Burgjeve

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Agim Ismaili ka dhënë alarmin lidhur me sigurinë në burgjet shqiptare. Ismaili tha gjatë fjalës së tij në Komisionin e Sigurisë se,nga burgjet janë porositur vrasje dhe se do të raportohen të gjithë në Prokurori.

“Ne kemi si synim masën ndëshkuese për të burgosurit me rrezikshmëri të lartë. Nga burgu janë porositur edhe vrasje, të gjitha do raportohen në Prokurori. 32 persona të rrezikshëm, aktualisht janë ndëshkuar pasi kanë thyer rregullat e burgut”, tha Ismaili.

Kreu i Burgjeve u pyet në lidhje me Bledar Toçin, punonjësin e policisë së burgjeve që me armën e shërbimit vrau Dritan Haxhollin në shtëpinë e Marsida Qatjas në Kavajë.

“Kjo ngjarje s’ka lidhje me detyrën në burgje. Kam lexuar dhe në medie lajmet që kishte një çështje për drgoë. Në fakt ka shumë punonjës të policisë së burgjeve që ua sjellin drogën të burgosurve në qeli.

Për këtë gjë nuk është dënuar askush, por dy drejtorë burgjesh janë kallëzuar penalisht. Kjo është një sfidë ndaj institucioneve. Në punë nuk merret askush, asnjë polic pa kaluar verifikimin nga institucionet e duhura. Të paktën dy vitet e fundit”, tha Ismaili.

Artikulli paraprakRama flet për rritje ekonomike, ndjekësit shpërthejnë në faqen e tij: Po vdesim për bukë, po hamë me lista
Artikulli tjetërReja flet pas fitores së Shqipërisë 4-0 kundër Moldavisë