Vrasja nga maskat, Basha ngushëllon familjen Buci: Dështim i shtetit, pasiguria ka marrë përmasa tronditëse

Kryetari i PD, Lulzim Basha ditën e sotme shkoi për vizitë në familjen e tregtarit të vrarë nga maskat në Kamëz.
Pas vizitës, kreu i PD shprehu ngushëllimet për të afërmit, ndërsa tha se ngjarja e mbrëmshme është dëshmi e dështimit dhe dorëzimit të shtetit përballë krimit. “Akt i papreçedentë vrasja e kryefamiljarit Agim Buçi ne prani të bashkëshortes dhe djalit të tyre të mitur. Ngushellova familjen e të ndjerit, njeriut që mbante ekonomikisht familjen me biznesin e tij të vogël. Pasiguria e familjeve shqiptare, pasiguria e biznesit të vogël ka marrë përmasa torinditëse ku në më pak se 4 javë jo vetëm grabitjet janë bërë lajmi i përditshëm, por për fat të keq grabitjet janë shoqëruar me vrasje barbare, sic ishte rasti i mbrëmshëm në Kamzë apo ai në Fier para disa javësh.
Kjo është dëshmi e dorëzimit dhe dështimit të shtetit dhe rendit publik dhe një apel i fortë për të lënë paradat, fjalimet boshe dhe proceset fasadë sepse nuk ka polici në shërbim të qytetarëve kur kemi ministra në shërbim të kriminelëve. Bëj thirrje për gjetjen e autorëve të këtij krimi, i cili i mori jetën kryefamiljarit, plagosi bashkëshorten e gjitha në sy të fëmijës së tyre te mitur”, u shpreh Basha.
Ngjarja e rëndë ndodhi reth orës 21:07, në rrugën “OSBE”, në Kamzë, në dyqanin ngjitur me banesën e çiftit Buci. Viktima Agim Buci është qëlluar me një plumb në gjoks, ndërsa e shoqja në këmbë.

Artikulli paraprakMinistri për Europën i Merkel ia thotë troç Ramës: S’ka negociata pa arrestimin e Tahirit
Artikulli tjetërUjë i ngrohtë apo i ftohtë?