Vrasja në Itali/ Kush është 20 vjeçarja shqiptare që u rrah barbarisht dhe u hodh nga makina në rrugë

Një 20 vjeçare shqiptare e identifikuar si Angela Mecani ka ndërruar jetë në spitalin Santa Croce në Moncalieri të Italisë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 20:00 të mbrëmjes.
Mësohet se vajza e re, ishte paraqitur në spital mbrëmjen e së shtunës, e dhunuar në mënyrë brutale.
Mediat italiane raportojnë se ajo ishte rrahur dhe më pas ishte hedhur nga një makinë që ecte me shpejtësi në unazën e jugut.
Sipas mjekëve, viktima kishte dëmtime në organet e brendshme si pasojë e hedhjes në rrugë nga makina, por jo vetëm pasi në trup kishte shenja goditje.
Ka qenë drejtuesi i një automjeti që po udhëtonte në autostradën jugore të Torinos që lidh drejtimet Stupinigi e La Loggia, i cili ka lëshuar alarmin e ndihmës së shpejtë.
“Dikush hodhi nga automjeti i tij në udhëtim një person. Ndihmë nuk di ç’të bëj”.
Dyshohet se vajza ishte një prostitutë, megjithatë policia është në proces hetimi për të kuptuar nëse natën e së shtunës Mecani hyri në makinën e klientit të gabuar apo dikush dëshironte ta bënte të paguajë për diçka.
Megjithatë duket qartë, se ai apo ata që e hodhën në rrugë e donin të vdekur dhe madje ishin të bindur se e bënë kur u larguan me makinë.
Hetuesit janë duke u përpjekur për të rindërtuar rrugën që ka bërë makina, nga e cila u hodh vajza.
Shpresat janë se kamerat e sigurisë të kenë kapur imazhin e burrit apo burrave që ishin në makinë.

Artikulli paraprakIncidenti në zyrën e Ramës me dy përfaqësuesit e vendit të BE: “Macron është një idiot…”
Artikulli tjetërRama nuk mund mbulojë dot krimet shtetërore të trafikut të drogës me skandalin e Teatrit