Vrasja e të riut nga policia/ FRPD banderolë përpara zyrës së Lleshajt: Komunistët vrasin njëlloj!

“Komunistët vrasin njëlloj”! Kjo është banderola e shpalosur sot nga aktivistë të FRPD përpara ambienteve të Ministrisë së Brendshme.

Mëngjesin e sotëm një 25-vjeçar u vra me dy plumba nga një efektiv i “Shqiponjave”, pasi nuk iu përgjigj thirrjes së patrullës për të ndaluar, ndërsa ishte pikasur duke ecur në këmbë në orarin e ndalimit të lëvizjes (ora 01:45 minuta e mëngjesit).

Klodian Rasha u qëllua me dy plumba nga arma e shërbimit e efektivit të Policisë së Shtetit dhe humbi jetën në spitalin e Traumës.

Për ngjarjen nuk ka asnjë reagim nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa Policia e Tiranës ka bërë dy njoftime kontradiktore, duke shtuar dyshimet për ngjarjen dhe rritur dozat e misterit të rrethanave.

2 15

Artikulli paraprakKamerat e sigurisë zbardhin mashtrimin e policisë: I riu u vra 50 metra larg shtëpisë, nuk kishte armë
Artikulli tjetërEkzekutimi i të riut me plumb në kokë në Ditën e Rinisë, PD: Me Edi Ramën Shqipëria nën një regjim policor, si 30 vjet më parë