Vrasja e çiftit në Shkodër, kamerat fiksuan gjithçka, autori ende i lirë

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës në qytetin e Shkodrës.
Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se personi i cili ka qëlluar në drejtim të çiftit të bashkëjetuesve, nuk ka pasur maskë në fytyrë, është afruar pranë automjetit të çiftit Bercana, dhe ka shkrehur karikatorin me 23 fishekë në drejtim të tyre.
Burime pranë grupit hetimor të policisë së Shkodrës, bëjnë me dije se autori i cili ende nuk është identifikuar ka mbërritur me mjetin tip Mercedes Benz, në lagjen Naim Gjylbegu ne Shkodër, mjeti është parkuar jashtë rrugicës së pallatit ku jetonte me qera çifti i bashkëjetuesve, ka marrë armen në makinë dhe është drejtuar tek ata, pa asnjë lloj kompleksi, duke iu afruar xhamit të shoferit dhe duke qëlluar nëcdrejtim të tyre.
Gjithçka ka ndodhur për pak sekonda, ai është siguruar se çifti ka vdekur, ka parë femijën në pjesën e pasme të makines dhe është larguar sërish nga ka ardhur duke hipur në automjetin që e priste së bashku me drejtuesin e mjetit dhe dy personat janë larguar në drejtim të lagjes Kiras nga ku mësohet se me pas kanë braktisur mjetin në afërsi të Bypasit, pranë rrugës nacionale Shkodër – Koplik ku i është vënë edhe flaka duke e shkrumbuar atë plotësisht me qëllim që të humbin të gjitha gjurmët.
Policia e Shkodres ka sekuestruar kamerat e sigurisë të një subjekti privat pranë banesës së çiftit, ndërkohë qe materiali filmik është dërguar në Tiranë ku priten të nxirren detaje në lidhje me identitetin e autorit, mbi të cilin deri tani nuk ka asnjë të dhënë.

Artikulli paraprakFuga: Çështja e Teatrit është e lidhur me zhdukjen e kujtesës, Turbina, një hale, një stallë derrash…
Artikulli tjetërVendimet qesharake politike të “Vetingut” që bazohen në propagandë