Vrasja e 25-vjeçarit! Zgjohet Llesh kimiku, asnjë fjalë pse u vra i riu nga policët e tij…

Sandër Lleshaj është zgjuar më në fund, 24 orë pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha pas shpine nga policia.  Në vend që të dilte dhe të dorëhiqej për futjen e banditëve në radhët e policisë, për kriminalizimin dhe shkatërrimin e Policisë së Shtetit, Llesh kimiku nuk thotë asnjë fjalë pse u vra i riu nga policët e tij.

Lleshaj thotë se, “beson te drejtësia”, ndërsa nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për institucionin që ai drejton dhe vendimet politike që po shkatërrojnë policinë.

Mesazhi i Llesh kimikut

E VËRTETA ËSHTË NGUSHËLLIMI MË I MADH

Ka shumë arsye se përse e ndjej fort se çfarë do të thotë humbja e Klodian Rashës për prindërit dhe familjarët e tij. Në këto çaste të hidhërimit të madh, u shpreh atyre ngushëllimet e mia më të thella për këtë humbje tragjike.

Në të njëjtën kohë, shpreh besimin tim të plotë se organet ligjore përgjegjëse do të finalizojnë shpejt, saktë, drejt dhe jashtë çdo ndikimi hetimet për vrasjen e Klodian Rashës.

Kjo ngjarje ka prekur shumë njerëz, të afërm të viktimës, qytetarë të zakonshëm, pjesëtarët e Policisë së Shtetit dhe gjithë të tjerët.

Sot të gjithë kanë nevojë për qartësimin e plotë dhe shterues të rrethanave që sollën këtë ngjarje tragjike dhe autoritetet përgjegjëse ligjore duhet të përmbyllin sa më shpejt detyrën e tyre në shërbim të së vërtetës dhe të drejtësisë.

Artikulli paraprak“Bëri llaç gjithë ditën, prisja ta martoja jo të ma vrisnin në derën e shtëpisë”, përcillet për në banesën e fundit Klodian Rasha
Artikulli tjetërCovid-19, ja shenjat që mund të shfaqin fëmijët e vegjël