Voltana Ademi përgënjeshtron lajmin e djegies së shkollës në Shkodër

Në një lidhje direkte në emisionin Open të Eni Vasilit, zonja Ademi tha se nuk është djegur shkolla, sicc ëhstë raportuar nga disa media. Janë djegur vetëm kartonat e vendvotimeve- tha kryetarja e bashkisë së Shkodrës.

Materialet zgjedhore janë në mënyrë të paligjshme në mjediset e shkollës, që administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Bashkia ka kërkuar zyrtarisht prej tre ditësh që godinat ku janë vendosur KZAZ-të dhe janë në pronësi të saj, duhet të lirohen.

Voltana Ademi tha se kjo është një kërkesë kushtetuese, në mbrojtje të Kushtetutës dhe në zbatim të dekretit të Presidentit, që ka shfuqizuar datën 30 qershor.

Artikulli paraprakBetejë për mbrojtjen e demokracisë në Shkodër, digjen materialet e votimit, s’ka zgjedhje me 30 qershor
Artikulli tjetërBE ndalon rënien e pluralizmit në Shqipëri, Hahn: Kthehuni në rrugën e demokracisë