Vokshi: Realiteti nuk është ai që thotë Edi Rama. Të lërë propagandën televizive, njerëzit po vuajnë për bukë

Nga Albana VOKSHI

Njerëzit janë të varfër dhe vuajnë për bukën e gojës në kuptimin e parë të fjalës.

Kjo nuk është kohë për propagandë televizive me ndihmat ushqimore. Është koha që qeveria të sigurojë bukën e gojës për çdo familje që nuk ka mundësi të mbajë veten. Më shumë propagandë, do të thotë më shumë uri.

Edi Rama të mos vonojë zbatimin e planit ekonomik për të ndihmuar më të pamundurit.

Si dëshmitë në video, janë me mijëra fëmijët që shqiptojnë fjalitë migjeniane të skamjes “nënë, duam bukë”.

Artikulli paraprakPunonjësja e Hipotekës infektohet me koronavirus…
Artikulli tjetërMinistria e Shëndetësisë premton një maskë në javë për mjek. Kështu do mbroni stafin mjekësor znj. Ministre?!