Vogëlushi 5-vjeçar i shkruan kryeministrit: Të paktën mos blloko babagjyshin…

Kryeministri italian Giuseppe Conte u ka dërguar një letër fëmijëve ku u thotë se babagjyshi i Krishtlindjeve nuk do të mungojë edhe pse në kohë pandemie. Kjo erdhi pas lutje së një vogëlushi, për fatin e Babagjyshit të Krishtlindjeve në këto kohë bllokimesh.

Mediat italiane shkruajnë se një 5-vjeçar, i quajtur Tommaso, i kishte nisur një letër shefit të ekzekutivit, që të mos e bllokonte “Babbo Natale-n”.

“Santa Claus më siguroi se ai tashmë ka një certifikatë ndërkombëtare udhëtimi. Ai mund të udhëtojë kudo dhe të shpërndajë dhurata për të gjithë fëmijët në botë. Ai më konfirmoi se gjithmonë përdor maskën dhe mban distancën e duhur, për të mbrojtur veten dhe këdo që takon.

Unë po ju njoftoj se nuk do të jetë e nevojshme të specifikoni në letrën tuaj për Plakun e Krishtlindjeve se keni qenë të dëgjuar dhe të matur, sepse tashmë i kam thënë unë”, shkruan Conte.

 

Artikulli paraprak222 ditë në spital prej Covid-19, mjekët paralajmëruan 3 herë familjarët se do vdiste, por ai…
Artikulli tjetërRama refuzon fondet e BE-së për të bërë pazare me oligarkët