VOA: Biden merr kryesimin në Pensilvani dhe Xhorxhia

Shifrat e reja të lëshuara në këtë moment nga zyrtarët elektoralë të Pensilvanisë nxjerrin për herë të parë në krye kandidatin demokrat Joe Biden me 5587 vota më shumë se Presidenti Trump në këtë shtet me 20 vota elektorale. Deri tani Biden kryeson në Pensilvani, Xhorxhia, Arizona dhe Nevada. Në se kjo prirje vazhdon, ai do të sigurojë mbi 270 vota elektorale.

Biden në epërsi në Xhorxhia

Në orët e mëngjesit të së premtes, kandidati demokrat Joe Biden doli në epërsi në shtetin e Xhorxhias me16 vota elektorale. Gara është shumë e ngushtë dhe zoti Biden udhëheq me një mijë vota në këtë shtet ku janë numëruar 99 për qind e votave.

Numërimi i votave po vazhdon edhe në tri shtete të tjera që mund të jenë vendimtare: në Arizona dhe Nevada, ku zoti Biden është në përparësi dhe në Pensilvani, ku epërsia e presidentit Trump ka rënë në 18 mijë vota.

Artikulli paraprakBreitbart: 21 mijë të vdekur në listat e votuesve të Pensilvanisë
Artikulli tjetërFrikërat e fëmijëve sipas moshës dhe si t’i ndihmoni ata