Vlora digjet, Sekti krihet!

Reagim i FRPD Vlorë

Katastrofë e madhe, ajo ç’ka po ndodh me vatrat e zjarrit në Dukat, Tragjas, Karaburun.

Prej disa ditësh këto toka të begata dhe pasuri kombëtare janë nën pushtetin e djegies dhe shkrumbimit.

Nje masakër e madhe ekologjike; nje krim i shëmtuar; nje dashakeqësi e madhe nga ana e institucioneve përgjegjëse për mbarëvajtjen dhe vendosjen nën kontroll të të tilla fenomeneve, ku askush dhe asgjë nuk do të dijë për ç’ka po ndodh, duke u fshehur “mbas gishtit” dhe duke propaganduar se “asgjë s’po ndodh” apo “çdo gjë është nën kontroll”.

Mjeranët e sektit Rama dolën per “sy e faqe” ne vatrat e shuara nga degët e njoma të pishave dhe nga fisnikëria e atyre pak zjarrëfikësve, që sekti për ditë të tëra i la në mëshire të fatit me degë te njoma pishash nëpër duar.Argatët e sektit dolën paturpërsisht ditë më vonë për xhirimin e video-propagandës së radhës.

Turp dhe vetëm turp për sektin, të cilët mendojnë se zjarret shuhen me videoklipe, me thënie se “te tilla raste ndodhin kudo në botë!”

Çakove,Bakove, Peleshrave dhe Leshrave ju bejmë thirrje se zjarret nuk shuhen me shampanjën që po pijnë gjatë pushimeve dhe me ujin e pishinës, ku po qullosen!

Janë të mjerë dhe të pacipë!

Nderim për zjarrëfikësit që me mjete rrethanore arrijnë të shuajnë aq sa munden!

Fisnik dhe të papërtuar!

zjarr vloe

53850 n

Artikulli paraprakVideo/ Tabaku: Rama e përdor buxhetin si bankomat për PPP-të korruptive, mjetet rrethanore mbeten e vetmja zgjidhje
Artikulli tjetërShqipëria nën pushtetin e zjarreve, helikopteri i ushtrisë në shërbim të Ramës!