Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës prandaj nuk i pezullon koncesionet e veta për të ndihmuar shqiptarët

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi shprehet se, Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet.

Bardhi shkruan në reagimin e tij se, vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt.

Reagimi i plotë

Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.

Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepe ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe me shume: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të.

Këto vendime korruptive vrasin njerez, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19.

Artikulli paraprakKëngëtari shqiptar me koronavirus: Uroj të mos kem infektuar askënd…
Artikulli tjetërAta mijëra, të cilët komunizmi i kalbi burgjeve