Vizioni i Murinjos!

Jose Murinjo ka përshkruar vizionin e tij të vitit 2020 për Manchester United, pasi ka në plan ta drejtojë klubin në një pozicion, ku të jetë sfidues në të gjitha frontet, brenda dy viteve. Portugezi e mbajti ndeshjen në “Wembley” të mërkurën, pasi skuadra e tij u mund 2-0 ndaj Tottenhamit, i cili hapi rezultatin brenda 11 sekondave, me Christian Eriksen. Autogoli i Phil Jones, pak para gjysmë ore, e ka shtangur Manchester United, që nuk ishte në gjendje ta kthente “baticën”. Kësisoji, Manchester City shkon në + 15 pikë në krye të Premier League, falë fitores 3-0 ndaj West Brom. Kjo gjë i ka shqetësuar tifozët e Manchester United, që shikojnë një periudhë dominimi të “qytetarëve”, nën drejtimin e Pep Guardiolës.
Megjithatë, Murinjo, kur u pyet se ku e sheh skuadrën e tij në vitin 2020, u përgjigj në mënyrë tipike: “Më mirë se tani. Luftë për atë që po luftojmë tani, por me municione të ndryshme. Unë shoh që jemi pretendentë të vërtetë për gjithçka, ky është niveli që duam të arrijmë”. Pavarësisht se arriti në Manchester në maj të vitit 2016, Murinjo ende jeton në hotelin e qytetit, në vend që të kërkojë më shumë strehim të përhershëm. Portugezi lëvizi për ta larguar bisedën nga gjendja e jetesës, se ajo ka një ndikim të keq në sjelljen e tij. “Njerëzit nuk ndajnë me mua intimitetin e dyerve të brendshme. Mendoj se jam një njeri i këndshëm ndonjëherë, ndoshta me disa shaka pa kuptim apo diçka të tillë”, tha ai.
Manchester United ka qenë shumë aktiv në merkaton e dimrit. Në sesionin e janarit, “Djajtë e Kuq” siguruan shërbimet e Alexis Sanchez nga Arsenali (shkëmbim me Mkhitaryan) një tjetër lojtar për sektorin e sulmit. Kjo dritare e merkatos u shoqërua edhe nga zërat për një dëshirë të Cristiano Ronaldos për t’u rikthyer në “Old Trafford”.
Por trajneri i Manchester United, Jose Murinjo i ka dhënë fund spekulimeve për rikthimin e yllit të Real Madrid-it në Angli. “Rashford po përjeton një eksperiencë mbresëlënëse në të gjitha aspektet dhe e pret një e ardhme e jashtëzakonshme. Ku mund ta gjejmë kombinimin më të mirë të lojtarëve? Ne nuk mund të blejmë Mesin, nuk mund të blejmë Ronaldon, ata janë lojtarët më të mirë të dekadës. Ku mund të gjejmë lojtarë më të mirë se Mata, Martial, Lingard, Rashford, Alexis apo Lukaku?”, u shpreh “Special One” në konferencën e shtypit pas humbjes 2-0 në “Wembley” me Tottenham-in në javën e 25-të të Premier League-s.
Juan Mata do të dëshironte ta rinovonte qëndrimin e tij në “Old Trafford”, duke imituar të madhin Ryan Giggs, i cili luajti me “djajtë” deri në moshën 40-vjeçare. Pati disa zëra se 29-vjeçari nga Spanja do të largohej nga “djajtë”, pasi drejtimin e skuadrës e mori Jose Murinjo, trajneri që e largoi nga Chelsea në janar 2014, por Mata ka luajtur rregullisht nën urdhrat e Jose Murinjo dhe tani ekziston mundësia e rinovimit të kontratës në “Old Trafford”, pasi marrëveshja aktuale skadon në verën e ardhshme.
I pyetur nëse e shihte veten e tij duke e mbyllur karrierën me fanellën e Manchester United, Mata tha: “Unë jam 29 vjeç dhe shpresoj që mund të luaj futboll edhe për shumë vite të tjerë. Do të ishte shumë e bukur po të luaja deri në moshën 40 vjeç si Ryan Giggs, por kjo është disi larg, sepse duhet edhe 11 vjet. Jam ende i lumtur këtu. Ky është një klub masiv dhe mbështetja që kemi pasur është e jashtëzakonshme. Jam i lumtur dhe do të doja të qëndroja sa më gjatë te kjo skuadër”.

Artikulli paraprakBarcelona mund ta sjellë Luis Enrique në stolin e Chelsea
Artikulli tjetërPremier League dominon në merkato