Vitamina që duhet të merrni patjetër gjatë vjeshtës dhe dimrit

Këtë shtesë me ushqim duhet ta marrin të gjithë. Shumica sot pinë shtesa të ndryshme të ushqimit, mirëpo shumica e tyre fare nuk janë të nevojshme për shëndetin.
Vitaminat dhe mineralet janë të domosdoshme – pa hekur, vitaminë C apo kalcium, për shembull, trupi nuk mund të funksionojë si duhet.
Mirëpo, janë të nevojshme shumë sasi të cilat me siguri i merrni nga artikujt ushqimorë, nëse ushqeheni shëndetshëm.
Nga fillimi i tetorit e deri në fund të marsit, nuk kemi mjaft rreze dielli, në mënyrë organizmi të mund ta sintetizojë vitaminën D aq sa e është e nevojshme.
Kjo vitaminë rregullon sasinë e kalciumit dhe fosfatit në trup, prandaj është e domosdoshme për eshtra, dhëmbë dhe muskuj të shëndetshëm.
Shumë studime të ndryshme e kanë ndërlidhur mungesën e vitaminës D me kancerin e gjirit, kancerit e zorrëve, kancerin e prostatës, me sëmundje të zemrës, depresion, shtim të peshës, etj.
Prandaj, përveç se vitamina D është e domosdoshme për eshtra, dhëmbë e muskuj, ajo, sipas ekspertëve shëndetësorë, shërben edhe për trajtimin dhe parandalimin e autizmit, kancerit, dhimbjes kronike, diabetit, shtypjes së lartë të gjakut, osteoporozës, etj.

Artikulli paraprakMungesa e ushtrimeve fizike është më e dëmshme sesa pirja e duhanit, diabeti dhe sëmundjet e zemrës
Artikulli tjetërPolicia e pranon: Arrestimet pas bashkëpunimit me agjenci ligjzbatuese jashtë vendit