Virusi, rëndohet gjendja e Veliajt, niset për kurim në Turqi?

Prej disa ditwsh Veliaj kishte pohuar pwrmes njw postimi w rrjetet sociale se kishte dalw pozitiv nw tamponin e COVID-19. Prej asak dite nuk ka pasur transparencw nw lidhje me gjendjen shwndetwsore tw Kryetarit tw emwruar tw Bashkisw sw Tiranws

Ditën e sotme disa media shkruanin se pas infektimit me COVID-19, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është nisur drejt Turqisë për një mjekim më të specializuar.

Burime për RTV Ora dhe Ora News, bënin me dije se kryetari i Bashkisë së Tiranës do të kurohej në spitalin Acibadem të Stambollit, por lajmi është përgënjeshtruar menjëherë.

Burime për Dosja.al pranë Bashkisë Tiranës, thonë se lajmi nuk është i vërtetë. Sipas këtij burimi, Veliaj ndodhet në shtëpi i karantinuar, duke pritur rezultatin e testit që do të dalë shumë shpejt.

“Nuk është e vërtetë. Është një mashtrim. Kreu i bashkisë ndodhet në shtëpi dhe po pret rezultatin e testit”, thanë burime nga bashkia. Nuk dihet me saktësi sesi qëndron e vërteta, por nuk ka një reagim nga kreu i bashkisë për këtë lajm që qarkulloi sot.

Artikulli paraprakSi të ulim stresin gjatë pandemisë
Artikulli tjetërZyrtare, BE përjashton Shqipërinë nga negociatat për anëtarësim: E nisim me Maqedoninë e Veriut, Shqipëria vetëm nëse plotëson kushtet