Virusi goditi ekonominë gjermane, industria e makinave ra me 74%

Ekonomia gjermane është goditur shumë nga masat kufizuese të koronavirusit, pasi prodhimi industrial i vendit pësoi rënien më të thellë në prill.

Prodhimi ne prill ra me 17.9 për qind në krahasim me muajin pararendës, ndërsa rënia nga viti në vit ishte 25.3 për qind. Sipas Zyrës Federale të Statistikave, prodhimi industrial është përballur me “rënien më të madhe” që kur ky institucion filloi regjistrimin e të dhënave në janar të vitit 1991.

Edhe pse pritej një rënie e mprehtë, analistët paraprakisht parashikuan se rënia nuk do të kalonte 16 për qind në prill.

Industria kryesore e automjeteve të vendit u godit më shumë, me një rënie prej mbi 74 për qind. Një tjetër fortesë e industrisë gjermane, sektori i ndërtimit, u tkurr me mbi katër për qind në muajin prill.

Gjermania filloi të prezantojë masa për të luftuar përhapjen e virusit në gjysmën e dytë të marsit, kur prodhimi u rrëzua gati nëntë për qind.

Lajmi i mirë është se «pika e ulët» është arritur, sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjisë.

“Me lehtësimin gradual të masave kufizuese dhe rifillimin e prodhimit në industrinë e automjeteve, rimëkëmbja ekonomike po fillon tani”.

Nga ana tjetër, sipas Institutit Ifo, pritet që industria gjermane të bjerë më tej në tre muajt e ardhshëm, megjithëse me një ritëm më të ngadaltë.

Artikulli paraprakTjetër reagim i fortë nga Gjermania ndaj Ramës: Plotësoni 15 kushtet, hetoni ata që blenë votat
Artikulli tjetërGjykata në SHBA kërkon 1 milionë dollarë për lirimin me kusht të policit vrasës