Vilma Nushi do shpenzojë 9.9 milionë euro për koncesionin 100 milionë euro që i dhuroi Rama

 

Për këtë vit qeveria do të paguajë 30 milionë euro për katër koncesionet e shëndetësisë, atë të dializës, check up-it, sterilizimit dhe kontratën e laboratorëve. Kompania që ka fituar për 10 vjet koncesionin e laboratorëve me vlerë 100 milionë euro, do të investojë në total vetëm 9.9 milionë euro. Diferenca rreth 90 milionë euro për 10 vitet e ardhshme do të jenë kostot operacionale dhe fitimi i kompanisë. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se koncesioni do të hyjë në fuqi këtë vit. “Kompania do të investojë 7 milionë euro për aparaturat dhe infrastrukturën, si dhe 2.9 milionë euro të tjera në vitin e 7 të koncesionit”, u shpreh Manastirliu. Koncesioni 10-vjeçar i laboratorëve iu dha një konsorciumi të përbërë nga tre kompani; shqiptarja “Labopharma”, holandezja “AB Laboratory Solutions” si dhe francezja “Exalab”. Por dy kompanitë e para, të cilat kanë 75 për qind të aksioneve të koncesionit, zotërohen nga i njëjti pronar, biznesmeni shqiptar Janis Karathano. “Ky koncesion do të përmirësojë ndjeshëm shërbimin e laboratorëve në vend”, tha Manastirliu. Për këtë vit, qeveria do të paguajë 30 milionë euro për katër koncesionet e shëndetësisë, atë të dializës, check up-it, sterilizimit dhe kontratën e laboratorëve. Kjo shifër është 10 milionë euro më e lartë se sa i gjithë buxheti i investimeve publike në shëndetësi.

Artikulli paraprakBizneset i tremben një tjetër përmbytjeje në autostradë, kërkojnë të shmanget katastrofa
Artikulli tjetërHEC-et në Valbonë, qeveria e shurdhët ndaj banorëve dhe opinionit shkencor