Vieri mbron Benzema, godet Lineker

Ish-sulmuesi i Italisë, Christian Vieri, goditi Gary Lineker për kritikat e tij ndaj Karim Benzema, duke mbrojtur francezin e Real Madridit. Lineker dhe Benzema kanë qenë të përfshirë në një luftë fjalësh. Francezi ndërkombëtar ka shënuar vetëm dy herë në 12 ndeshje me Real Madridin, në të gjitha garat e këtij sezoni, duke marrë kritika ndaj shfaqjeve të tij. Vieri, një sulmues tjetër, i cili shënoi rregullisht për klubin dhe kombëtaren e tij, tha se kritikat e Lineker ishin të padrejta. “Nuk e di pse Gary Lineker punon në TV. Ai i shënoi të gjithë golat e tij në “six-yard box”, tha italiani për “Bein SPORTS”. Ai është një ish-sulmues dhe duhet ta dijë mirë se, kur një sulmues nuk shënon për disa ndeshje, kjo nuk do të thotë se duhet ta vrasësh?” Lineker u përgjigj në Twitter duke shkruar: “Jam në TV për të bërë pyetje rreth futbollit, çuditërisht që përfshin edhe pyetje rreth futbollistëve”.

Artikulli paraprakDani Alves, e ardhmja në Premier League
Artikulli tjetërAktivistja Romanova konfirmoi se ka ikur nga Rusia