Video që tregon se si llojet e ndryshme të maskave ndikojnë në përhapjen e Covid-19

Maskat mbrojtëse të krijuara në kushte shtëpie, kanë nevojë për së paku dy mundësisht tri shtresave për të parandaluar shpërndarjen e pikave virale nga hunda dhe goja, tregon një studim i fundit.

Pikat virale gjenerohen gjatë kollitjes dhe teshtitjes. Maskat mendohet se mbrojnë njerëzit e shëndetshëm nga thithja e pikave apo grimcave infektuese, si dhe zvogëlojnë përhapjen e tyre nga njerëz tashmë të infektuar.

Studiuesit për të dëshmuar këtë, përdoren një sistem ndriqimi LED, të përshtatur dhe një aparat fotografik me shpejtësi të lartë për të filmuar shpërndarjen e pikave të ajrit të prodhuara nga një person I shëndetshëm pa infeksion gjatë të folurit, teshtijes dhe kollitjes, ndërsa mbante secilin lloj të maskës, nga ajo mjekësore deri te ajo e krijuar nga material të veshjeve.

VIDEO: https://edition.cnn.com/2020/07/23/health/covid-mask-layers-wellness/index.html

Artikulli paraprakBabai i Messit blen shtëpi në Milano, çfarë po ndodh?
Artikulli tjetërVizita e Lulzim Bashës në Kosovë si dëshmi e ndryshimit!