Video/ Noka nxjerr zbuluar mashtrimet e Ramës me të dëmtuarit nga tërmeti: Nëpërkëmbje, mospërfillje dhe diskriminim

Ish-depueti Flamur Noka, nëpërmjet një video në Facebook ka demaskuar propagandën e gënjeshtërt të ERTV dhe ka zbuluar një realitet të dhimbshëm në të cilin gjenden banorët e lagjes Mazhe në Bubq, vetëm pak km larg Tiranës.

Pamjet tregojnë sesi familje të tëra jetojnë ende prej gati 4 javësh në çadra të dhuruara nga shoqata bamirëse, të harruar totalisht nga shteti.

“Nuk na ka ardhë askush. As na kanë thënë gjë. Çadrën na e kanë dhënë turqit”, – përgjigjet i zoti i një banese që tashmë është e pabanueshme.

Ai thotë se nuk u ka thënë askush gjë dhe nuk u kanë bërë as vlerësimet e dëmit.

“Nuk ka ardhë askush as nga pushteti lokal as nga qeveria. Nuk kanë vënë kruq dhe nuk kanë ardhë për të vlerësuar dëmin”, thotë banori duke treguar dëmet e rënda që e kanë bërë shtëpinë e tij të pabanueshme.

Familja me 5 anëtarë ka që prej tërmetit të 26 nëntorit që jeton në çadër në kushte ekstreme në shi e të ftohtë, duke mos pasur asnjë vemendje të shtetit për strehim. Pra, realiteti në Bubq, një prej zonave më të goditura nga tërneti, është krejt ndryshe nga ai që paraqet propaganda e qeverisë.

Postimi i Nokës në Facebook

Përtej propogandës së Rilindjes. Përtej mashtrimeve të ERTV. Realitetin pos tërmet flet vetë  ndaj shikojeni. Fshati Mazhë në Bubq të Fushë Krujës. Nëpërkëmbje, mospërfillje nga shteti dhe diskriminim.

Pertej propogandes se Rilindjes .Pertej mashtrimeve te ERTV.Realitetin pos termet flet vet ndaj shikojeni .Fshati Mazhe ne Bubq te Fushe Krujes.Neperkembje, mosperfillje nga shteti dhe diskriminim.

Gepostet von Flamur Noka am Freitag, 20. Dezember 2019

Artikulli paraprakArrestohet pronari i klubit shqiptar të futbollit
Artikulli tjetërPërfitimet shëndetësore të verës së nxehtë, pijes së preferuar të fundvitit