Video/ Kryebashkiaku i Ramës duke thithur kokainë…

Një kryetar bashkie merr drogë në publik! Videoja për të cilën flitej gjerësisht në rrethet mediatike dhe politike është publikuar sot në Abc News. Saktësisht janë publikuar disa sekuenca (foto) në emisionin e Enkel Demit, Abc-ja e Mëngjesit, ndërsa videoja e plotë pritet të publikohet nga Artan Hoxha gjatë ditës së sotme po në Abc News.

Drejtuesi i emisionit të mëngjesit, Enkel Demi teksa shfaqeshin këto imazhe në ekran tha se “Artan Hoxha disponon videon e plotë. Këto janë vetëm disa sekuenca. E kishim lënë që ta kishim Artan Hoxhën në emision por nuk përgjigjet në telefon.

Në këto pamje shohim një zotëri që është duke thithur kokainë në një bar publik. Nuk është identifikuar publikisht por ne e dimë emrin dhe mbiemrin e tij. Gazetari Artan Hoxha ka patur një punë deri vonë, prandaj nuk është i disponueshëm, por gjatë ditës ai do të sqarojë dhe do të publikojë të plotë videon. Siç është thënë edhe në disa portale, kryebashkiaku po festonte marrjen e mandatit duke konsumuar kokainë”. /abcnews.al

Artikulli paraprakRevolta studentore: “Unë s’kam lekë tepër t’i paguaj qeverisë”…
Artikulli tjetërBankat: Bizneset shqiptare po falimentojnë, marrin borxh për të paguar borxhet