VIDEO/ Fitorja e tretë radhazi në kampionat, ndizet Lacio e Tudor! Ka minuta edhe për Hysajn

Lacio mposhti Veronën me rezultatin 1-0 në duelin e vlefshëm për javën e 34-t të Serisë A italiane. Skuadra e Tudor, iu fal golit të Zakanjit në minutën e 72-të, duke regjistruar fitoren e tretë radhazi në kampionat që i ngjit kryeqytetasit në vendin e gjashtë në kuotën e 55 pikëve.

Zakanji këtë duel e nisi nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 60-të në vend të Isaksen. Vetëm 12 minuta në lojë i mjaftuan italianit për të shënuar golin e fitores dhe për t’i dhuruar 3 pikë të arta skuadrës së tij.  

Në këtë përballje pati minuta edhe për Hysajn, që u aktivizua në vend të Luis Albertos 14 minuta nga fundi i kohës së rregullt, duke bërë një paraqitje dinjitoze.  

 

Përballjen e radhës Lacio e luan në transfertë ndaj Monzës, ndërkohë që Verona pret Fiorentinën në shtëpi.  

RENDITJA SERIE A1

Artikulli paraprakNga etiketa te… Ja të dhënat që duhet të shihni për të mësuar nëse vaji i ullirit që blini është i cilësisë së mirë
Artikulli tjetër“Do keni probleme”, paralajmërimi i Dodik: Nuk ka arsye të qëndrojmë me Bosnjen