Video/ Basha: Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në instagram, por në vijën e parë të luftës me COVID-19

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke postuar një video nga takimet me qytetarët dhe bizneset, shkruan ndër të tjera se shqiptarëve u duhet një qeveri që punon për tad he jo që rri në instagram

“Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!

Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.

Qeveria që ne do të ndërtojmë!”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakEdi Rama është përgjegjësi për bllokimin e negociatave të Shqipërisë
Artikulli tjetërHumbi jetën nga Covid-19, kush është trajneri i njohur i boksit që Presidenti e nderoi sot me titullin e lartë