Vetëvritet në paraburgimin e Shënkollit një i burgosur

Një i burgosur në Burgun e Shënkollit në Lezhë mbërriti i vdekur në spital pasditen e së shtunës. 18-vjeçari, Albi Luka, nga Fushë Kruja u gjet pa ndjenja brenda ambjenteve të qelisë së burgut. Kanë qenë gardianët, të cilët e dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Lezhës, por bluzat e bardha bënë të ditur se ai mbërriti pa shenja jete.
Në lidhje me ngjarjen kanë nisur hetimet, ndërkohë që dyshimet janë se i riu mund t’i ketë dhënë fund jetës, duke u vetëhelmuar me gaz të lëngshëm brenda ambjenteve të qelisë. Gjithsesi do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të zbardhë shkaqet e vërteta të vdekjes së 18-vjeçarit. Ai mësohet se ishte arrestuar 1 muaj më parë nga Policia e Krujës për veprën penale të vjedhjes dhe ishte në pritje të dënimit nga Gjykata.

Artikulli paraprakKriza e ujit nën hijen e luftës bërthamore
Artikulli tjetërMaskat lidhin rojen dhe grabisin biznesin në Tiranë