“Vetëm mazhoranca dhe rithemelimi nuk duan lista të hapura”/ Mirela Karabina: PD nuk është pjesë e pazareve në kurriz të njerëzve

E ftuar në A2CNN, zëdhënësja për shtyp e PD, Mirela Karabina, u shpreh se “vetëm mazhoranca dhe Rithemelimi nuk i duan lista të hapura, pasi duan të ruajnë ‘status quo-në’ me listë kryetarësh”.

Më tej Karabina u shpreh se “Partia Demokratike nuk është pjesë e pazareve që bëhen veç për interesa personalë dhe në kurriz të qytetarëve”.

“Propozimet e saj për ndryshime të sistemit zgjedhor kanë gjetur dakortësinë e partive opozitare, organizatave jo qeveritare, njohësve dhe profesionistëve të sistemeve zgjedhore dhe aktorëve të tjerë: lista të hapura, votim elektronik, baraspeshë të votës dhe votim të diasporës.” – u shpreh Karabina.

Artikulli paraprakSpekulime shqiptare apo ndryshim qëndrimi nga Departamenti i Shtetit?
Artikulli tjetërArrestohet Jorgo Goro, në pranga edhe 4 të tjerë