Venecia i dha të drejtë Presidentit, zgërlaqet Balla: Nuk na lejohet të flasim, do të…

Pas dorëzimit të raportit nga Komisioni i Venecias, i cili i ka dhënë të drejtë presidentit të vendit për çdo debat të ngritur deri në këto momente lidhur me veprimet për emërimet në Gjykatën Kushtetuese dhe lojën që ka bërë kreu i KED Dvorani ka reaguar Taulant Balla, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste. Por ndryshe nga ajo që pritej për të dhënë njëmendim tijin lidhur me këtë opinion dhe për të shpjeguar se pse Kuvendi mori venim për betimin e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese pa u shprehur Venecia, Balla është shprehur se u është kërkuar të mos japin asnjë opinion.

“Venecia na ka dorëzuar një raport paraprak. Na është kërkuar të mos bëjmë asnjë koment. Drafti është dërguar për t’u konsultuar me palët. Ne do të ndjekim në mënyrë strikte kërkesën . Do respektojmë kërkesën për kofidencialitet. Deri në opinionin përfundimtar dekreti i rikthyer nuk do të diskutohet“, thotë Balla.

Venecia në raportin e saj paraprak është shprehur se nuk ka bazë për shkarkimin e Presidentit, veprimet e Presidentit, janë në  përputhje me interpretimin e arsyeshëm të Kushtetutës.

“Presidenti Meta ka vepruar, sipas gërmës dhe logjikës Kushtetuese. Mënyra e veprimit të KED, e dyshimtë. Ligji për ndryshimin e betimit tek Presidenti, antikushtetues”.

Deklarata e plotë

Komisioni i Venezias na ka vene ne dizpozicion nje “draft paraprak” te Opinionit “Mbi emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese”, per te cilin na eshte kerkuar nga ana e tyre te ruajme strikt konfidencialitetin dhe te mos bejme asnje koment, sepse drafti eshte derguar per tu konsultuar dhe komentuar nga palet.

Shperndarja e copezave apo fjalive te vecanta ne raste te meparshme te drafteve paraprake ka demtuar kredibilitetin e procesit te konsultimit me Komisionin e Venecias. Prandaj ne do te ndjekim ne menyre strikte agjenden dhe respektojme kerkesen per konfidencialitet prej vete Komisionit te Venecias deri ne miratimin e nje opinioni final zyrtar.

Nderkohe ekspertet tane do te pergatisin komentet sipas kerkeses se vete procesit, per reflektimet e pretendimeve te paleve ne Opinionin Perfundimtar. Kjo do te thote po ashtu, se deri ne marrjen e Opinionit perfundimtar zyrtar, dekreti i rikthyer nga presidenca nuk do te diskutohet dhe as shqyrtohet ne Kuvend, per te respektuar deri ne fund Komisionin e Venecias.

Artikulli paraprakNjë grua dyshohet me koronavirus, erdhi nga Italia me temperaturë të lartë
Artikulli tjetërHoteli me 5 yje u pagua dy herë nga Fusha/ Si e mbylli prokuroria dosjen për krerët e Bashkisë