Vendosja e portreteve komuniste në Bulevard, reagon Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë

Shoqata Antikomuniste e të Përndjekurve Politikë ka reaguar pas vendosjes së portreteve të disa prej emrave të regjimit komunist, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Përmes një deklarate, Shoqata Anti-komunistre shprehet se ndjehen të fyer dhe të provokuar nga ky veprim i Bashkisë së Tiranës në 75-vjetorin e Çlirimit të vendit.

Deklarata e plotë

Protestë

Shoqata Antikomuniste e te Përndjekurve Politike te Shqipërisë ndjehet e  provokuar dhe e fyer nga  vendosja ne bulevardin Dëshmorët e Kombit te portreteve te terroristeve komuniste autorë te krimeve kundër njerizimit dhe gjenocid nga Bashkia Tirane ne kuadër te përkujtimit prej tyre  te  75 vjetorit te pushtimit komunist te Shqipërisë.

Personat ne fjalë po trajtohen nga shteti shqiptar si dëshmore  te atdheut ndërkohe qe nuk plotësojnë asnjë kusht t te ligjit për te pasuar statusin e dëshmorit  dhe ne shume raste janë  autore te vrasjeve te dëshmoreve te vërtete te atdheut.

Ne te përndjekurit politike antikomuniste te Shqipërisë e konsiderojmë këtë akt si një përpjekje zyrtare të radhës te Bashkisë Tirane dhe qeverise shqiptare për restaurimin historik te diktaturës komuniste dhe promovim publik te terrorizimit komunist ne Shqipëri.

Ne këto kushte ne i kërkojmë  institucioneve te shtetit shqiptar te reagojnë ne përmbushje te ligjeve dhe detyrave te tyre kushtetuese për te ndaluar ketë rikthim pas  te vendit jo vetëm  aspektin historik .

Nderimi i autoreve te krimeve komuniste  nuk përben vetëm një fyerje për viktimat e tyre por edhe  një rrezik te kthimit ne model  te terrorizmit komunist  qe mund te sjelle pasoja  shume negative për te tashmen dhe te ardhmen e kombit dhe popullin tone.

Akte te tilla politike janë te pa pranueshme për një vend anëtar i NATO dhe aspirant për anëtar i BE dhe është  prova e shpjegimi me i arte për bllokimin e regresin qe po përjetojmë ne përpjekjet tona për integrim euroatlantik.

Një vend qe nderon  terrorin komunist dhe autorët e krimeve kundër njerizimit dhe gjenocidit nuk mund te jete pjese e familjes euroatlantike  dhe kjo është arsyeja kryesore pse avancimi ne rrugën drejt anëtarësimi ne BE i Shqipërisë refuzohet nga vendet anëtarë te sajë.

Shqipëria ka  ratifikuar konventat ndërkombëtarë qe dënojnë krimet e komunizmit  por ky akt dhe te tjera përbejnë shkelje  te hapura te tyre.

Ne i bëjmë thirrje qeverise shqiptare dhe Bashkisë Tirane te ndalojë me një here promovimin dhe nderimin e terrorizimit komunist dhe autorëve te krimeve kundër njerizimit dhe gjenocid.

I kërkojmë opozitës, veçanërisht PDSH të reagoje me forcën dhe përgjegjësinë e duhur  ndaj akteve te tilla te qeverise ne se ende vazhdon te pretendoje se është një force politike antikomuniste siç është deklaruar edhe qëllimi i formimit dhe ekzistencës politike te saje.

Ne  i bëjmë thirrje përfshive diplomatike perëndimore ambasadave te USA, BE, OSBE dhe vendeve te tjera demokratike ne Shqipëri te informojnë qeveritë e tyre për atë qe po ndodh këtu me restaurimin e komunizmit  si dhe te ndërhynë paranë shtetit shqiptar per te ndaluar promovimin e terrorizmit komunist.

I kërkojmë opinionit publik, mediave dhe shoqërisë civile të reagoje ndaj  këtij akti te rikthimit ne kohen e  diktaturës komunistë ne Shqipëri.

Ne i bëjmë thirrje te përndjekurve politike antikomunistë dhe antikomunisteve e demokrateve te tjerë shqiptare te perceptojnë  qarte rrezikun qe i kanoste atyre dhe familjeve te tyre nga këto akte te rikthimit ne komunizëm e te reagojnë me force e kuraje ndaj tyre me te gjitha mjete dhe mënyrat demokratike ne dispozicion.

Ne i sigurojmë shqiptaret se beteja jone historike me terrorizmin komunist do te vazhdojë pa ndërprerje deri sa vendi, populli e kombi ynë te kthehet ne normalitetin e një vendi demokratik perëndimor siç akne aspiruar e janë sakrifikuar brezat e martirëve tanë te lirisë dhe demokracisë.

Kryetari

Nebil Çika    

Artikulli paraprakBayerni shkarkon Niko Kovaç, ja kush e zëvendëson
Artikulli tjetërNgjarja e Elbasanit/ Kërkohet dënim i ulët për Suel Çelën dhe miqtë e tij…