Vendimi i Gjykatës së partisë, si letër higjenike për 30 qershorin

Arben SHAHINI

Vendimi i Kolegjit të partisë nuk ka asnjë vlerë juridike pasi është një absurd në një realitet krejtësisht absurd. Ajo që dihet nga të gjithë është se dekreti i Presidentit mund të shqyrtohet vetëm nga Gjykata Kushtetuese, ndërsa është absurde që një gjykatë kalimtare dhe nën kontrollin e partisë-shtet të marrë atributet e Gjykatës Kushtetuese.

Vendimi i sotëm i Kolegjit që indirekt rreket të hedhë poshtë dekretin e Presidentit nuk ka asnjë vlerë juridike, por është thjesht letra higjenike e Ramës për 30 Qershorin. Nëse kjo do të legjitimohej në një republikë absurdi atëhere nuk nevojitet më fare Gjykata Kushtetuese përderisa kemi gjykata të tilla të nivelit më të ulët.

Kolegji ka të drejtë të shqyrtojë vetëm vendimet e marra nga KQZ për procesin zgjedhor, por në asnjë rrethanë nuk mund të vendosë mbi legjitimitetin e vendimeve dhe dekreteve te Presidentit që të botuara në fletoren zyrtare merr atributet e ligjit që vetëm duhet të zbatohet nga të gjitha institucionet.

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Idajet Beqirit, për ç’regjistrimin nga zgjedhjet, nga listat për këshilltarë në të 61 bashkitë.
Partia për Unitet Kombëtar kërkoi çregjistrimin për respektimin e dekretit të Metës për anulimin e zgjedhjeve. Kryetari i PUK, Idajt Beqiri tha se mori vendimin për ç’regjistrim pas çdekretimit të zgjedhjeve nga presidenti.

Pjesë nga diskutimi brenda Kolegjit Zgjedhor
Idajt Beqiri: Shkaku i vetëm pse kërkojmë ç’regjistrim, është dekreti i presidentit. Ne kemi për qëllim unitetin kombëtar, dhe kjo situatë cenonte pikërisht këtë.”
Përfaqësuesi i KQZ: “Ne i qëndrojmë vendimit, dhe të gjithë argumentet i kemi parashtruar me shkrim. Dekreti i presidentit është në shkelje të hapur të Kushtetutës, por edhe konventave ndërkombëtare. Kodi zgjedhor nuk parashikon tërheqjen e partive në proces, gjithashtu edhe për faktin se fletët e votimit janë të printuara dhe do rriste barrën në buxhet

Gjyqtari Artur Malaj: Çfarë natyre nga pikëpamja juridike e cilësoni dekretin e presidentit?
Përfaqësuesi i KQZ: Akt administrativ individual
Artur Malaj: Pse është akt administrativ individual?

Përfaqësuesi i KQZ nuk përgjigjet
Kërkesa për ç’regjistrim – Më 13 qershor, PUK kërkoi nga KQZ çregjistrimin e listave për këshilltarë në të 61 bashkitë në kuadër të dekretit të presidentit i cili anulonte 30 qershorin. Kërkesa e PUK u rrëzua me 4 vota, me argumentin se tashmë fletët e votimit janë miratuar.

Në këto kushte Beqiri ankimoi vendimin në Kolegjin Zgjedhor. Trupa e gjyqtarëve që po shqyrton kërkesën përbëhet nga Astrit Kalaja, Ridvan Hado, Tomor Skerli, Artur Malaj dhe Lindita Sinanaj.

Artikulli paraprakPresidenca për vendimin e Kolegjit: Asnjë surprizë nga skeçi i radhës i orkestruar prej kohësh
Artikulli tjetërArtur Bushi kërcënon bizneset: Së paku 20 vota në kutinë e votimit, përndryshe…