Vendimi i fundit i Obamës, liroi 313 trafikantë droge

Në një vendim të fundit si president, të enjten, Barack Obama ka falur dënimet për 330 të burgosur të tjerë federalë të dënuar për krime që lidhen me tregtinë e drogës. Me këtë ofertë finale të faljes, Obama e solli numrin e atyre që u dha lirinë në 1715, më shumë se çdo president tjetër në historinë e Amerikës. Kjo është deklaruar nga Shtëpia e Bardhë. Gjithashtu prej po të njëjtit burim mësohet se, Obama ka lënë të lirë 568 të burgosur që kanë qenë të dënuar, të cilët vuanin dënimin me burgim të përjetshëm në burgjet federale.
“Ai donte ta bënte këtë. Ai donte një mundësi që të dukej përpara sa më shumë personave si dikush që mund të sigurojë lehtësim”, ka thënë në një intervistë për në zyrën e tij në Krahun Perëndimor, Neil Eggleston, këshilltari i Obamës në Shtëpinë e Bardhë. “Ai pa padrejtësinë që kishte ndikuar në shumë raste në disa vendime dhe ai ka një këndvështrim të fortë se njerëzit meritojnë një shans të dytë”.
Për Obamën, ky ishte rasti i fundit ku ai mund të ushtronte pushtetin e tij presidencial në një rrugë të kuptimtë.
Të premten, Obama ishte krah presidentit të zgjedhur, Donald Trump ndërkohë që ndjekësi i tij bëri betimin dhe kapitulli i Obamës në histori mbaron.
Ndërkohë që Obama shpallte faljet, Shtëpia e Bardhë pak a shumë është boshatisur për të hapur rrugën për Trump. Në mes të tranzicionit të detyrave të tyre, ata pak anëtarë të stafit që kishin mbetur duke paketuar çfarë kishte mbetur si foto të Obamës, të cilat janë hequr nga muret e korridoreve të Krahut Perëndimor të Shtëpisë së Bardhë.
Grupi më i fundit i të falurve, më shumë në një ditë se në çdo ditë tjetër në historinë e SHBA, ishte kulmimi i përpjekjeve të Obamës në mandatin e dytë të ndreqë konsekuencat që përmbajnë dekada për kërkesa për dënime të rënda që ai ka thënë se kanë burgosur mijëra të dënuar për tregti droge për një kohë shumë të gjatë. Obama, në mënyrë të përsëritur, i ka bërë kërkesë Kongresit për të ndërmarrë një proces ligjor rregullues më tolerant për drejtësinë ndaj krimit, por ligjvënësit kurrë nuk i morën parasysh kërkesat e tij.
Për Bernard Smith, ky është një shans që e ka pritur prej kohësh për të rinisur jetën pas 13 vjetësh larg prej bashkëshortes dhe fëmijëve.
Smith ishte duke punuar në restorant në Maryland në vitin 2002 kur vëllai i tij i kërkoi që të gjente marijuanë për një tregtar droge. Edhe pse ishte vëllai i tij që gjithashtu gjeti krak kokainën, të cilën vëllezërit ia shitën bashkë me marijuanën një agjenti të fshehtë të policisë, edhe Smith u akuzua për shitje kokaine dhe u dënua me 22 vjet. Dënimi i tij ishte shumë më i gjatë se i vëllait të tij, bazuar në atë që gjykata e mori për bazë “historinë kriminale në të shkuarën” të Smith, përpara rastit konkret të implikimit në shitjen e drogës. Smith kishte edhe 10 vjet për të vuajtur nga dënimi kur e lajmëruan të enjten se presidenti, në ditën e tij të fundit, i kishte dhënë një shans tjetër.
Avokatja e tij Michelle Curth tha: “Ai mendon që të ndryshojë. Ai është një njeri i mirë i cili, si shumë të tjerë, hyri në diçka për të cilën u dënua”. Gjithashtu Curth tha se, Smith ka nxjerrë mësime dhe i njeh përgjegjësitë e krimit të tij, ndaj ai kërkoi të lihet i lirë dhe jo pafajësi, e cila do të mund ta fshinte dënimin e tij. Ajo tha se Smith kërkon që të marrë një licencë për mirëmbajtjen e ngrohësve dhe kondicionerëve dhe ka kërkuar ndihmën e familjarëve për të bërë ndryshimet e duhura në jetë.
Megjithatë edhe në këtë akt të fundit Obama nuk ka liri të pakufizuar, pasi duhet ta motivojë lënien të lirë të çdo të burgosuri.
Në rastin e Smith, presidenti nuk mund të akordojë liri të menjëhershme pasi ai është fajtor në krime të përsëritura. Smith do të jetë i lirë plotësisht vetëm në vitin 2019, dy vjet pasi Obama të ketë lënë zyrën dhe vetëm nëse Smith do të regjistrohet në programe rezidenciale për trajtimin e të dënuarve me krimin e drogës.
Gjithashtu për të qenë i ligjshëm për faljen e Obamës, të burgosurit duhet të kenë patur një sjellje të mirë në burg dhe të kenë bërë të paktën 10 vjet nga dënimi. Megjithatë ka patur disa përjashtime në rregullin e 10 vjetëve. Të burgosurit duhet të jenë konsideruar si jo të dhunshëm, por në këtë rast shumë prej tyre janë dënuar edhe për përdorim të armëve të lidhur me krimin e shitjes së drogës.
Personalisht Obama ka kaluar dosjet e çdo personi që kishte kërkuar lirim, shpesh duke i lexuar ato vetë gjatë mbrëmjes ose duke ftuar avokatët e tyre në zyrën e tij për të diskutuar për çështje specifike. Megjithatë ai nuk ka më kohë të kalojë një numër të madh kërkesash pasi duhet të largohet. Zyra e tij bën me dije se janë shikuar të gjitha kërkesat që janë paraqitur përpara gushtit 2016.
Gjatë presidencës së tij Obama gjithnjë ka bërë thirrje për eliminimin e dënimeve të forta për krimin e shitjes së drogës, shpesh edhe duke argumentuar se ato çojnë në dënime të tepruara dhe në një numër të burgosurish më të lartë se në vende të tjera. Me mbështetjen e Obamës, Departamenti i Drejtësisë vitet e fundit i ka drejtuar prokurorët që të vënë fre në kërkesën për dënime maksimale.
Në fillim të javës, Obama uli dënimin që kishte mbetur edhe për Chelsea Manning që ishte dënuar për nxjerrje të informacioneve konfidenciale ushtarake dhe shtetërore, duke e argumentuar se analisti i shërbimit sekret ushtarak ka treguar se është penduar dhe tashmë kishte vuajtur një pjesë të mirë të dënimit.

Fox News

Artikulli paraprakShtypja ekonomike e Rusisë në Europë
Artikulli tjetërPas Obamacare nën shënjestër është CIA