Veliaj, pre e një manie të sëmurë dhe pa shërim për pushtet

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili ka reaguar me përçmimin ndaj kryebashkiakut tw Tiranës, Erion Veliaj, kur iu referua plagosjes së polices Ina Nuku.
Vasili sot, në një shënim në FB, që i shkon për shtat edhe 16 Ditëve të Aktivizimit të Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, i ka vënë përballë Veliajt, regjisorin e madh Dhimitër Anagnosti me një figurat më të spikatura që ai ka sjellë në kinematografinë tonë, partizanen Lilo.
Vasili shkruan: “Kryetari i bashkisë së Tiranës, pre e një manie të sëmurë dhe pa shërim për pushtet, përçmoi me qetësi, publikisht dhe pa asnjë dhimbje mijëra gra, ndërsa komentonte policen Ina dhe ngrinte pyetjen e ligë: “Jemi të gjithë burra: I shkojnë sytë të martohet një burrë me një vajzë pa gishta?!”
Ndërsa Anagnosti, një burrë dhe artist i madh, plot 47 vjet më parë, skaliste figurën e Lilo Labes, partizanes, që i prenë këmbën dhe lartësonte partizanin Jaho, që me përgjërim në emër të një dashurie pa fund, i kërkonte zemërdridhur të martohej me të për të kaluar gjithë jetën së bashku.
Po jua risjell këto momente të dashur miq, së bashku me mesazhin madhor të dashurisë njerëzore e cila zbukuron e i jep vlerë jetës dhe triumfon mbi gjithshka.
Ne të gjithë pa asnjë përjashtim mendojmë si Anagnosti. Ne kurrë nuk mendojmë si ky kryetari i bashkisë e të tjerë si ky, produkte të ngjitura pas karriges dhe që zgjasin sa zgjat ajo e për të humbur në humneren e harresës ditën që karrigen s’e kanë më”.

Artikulli paraprakMartesa e lumtur, më efektive se kimioterapia për të sëmurët me kancer
Artikulli tjetërKim Mehmeti: Shqipëria, peng e një piktori të dështuar Kryeministër