Veliaj i fut ruspat edhe Tregut Elekrtik, tregtarët në protestë

Tregtarët e Tregut Elektrik kanë dalë në protestë prej orëve të para të mëngjesit të sotëm kundër projektit të bashkisë për shembjen e tregut në zonën e “Ali Demit”.

Ata janë urdhëruar nga bashkia se deri në orën 9 duhet të lirojnë tregun pasi në 10:00 do të fillojë punën për shembjen fadroma. Por bashkia nuk i ka njoftuar se ku do të zhvendosen bizneset e tyre pas shembjes.

“Ky është një turp që bën bashkia. Janë 232 veta që punojnë këtu. Ne i dhamë votën për më mirë jo të na lërë në mes të rrugëve. Po bëjnë masakër me tregtarët” tha një përfaqësues i tregtarëve i cili mohoi dhe ekzistencën e një peticioni të firmosur prej tyre për prishjen e tregut. Na kanë thënë shkoni ku të doni, do ta prishim. Paguajmë taksat një më një”, shprehet një prej tregëtarëve.
Ata kërkojnë që bashkia tu gjejë një vend ku do të ushtrojnë biznesin e tyre.

“Kontenierët i ka vendosur bashkia jo ne. 30 vjet që paguajmë taksa. Jemi tregtarë të licencuar jo ambulantë. Nuk kemi pasur asnjë negocim. Tani na thotë të shkojmë në Shkozë. Ta sistemojë vendin bashkia dhe të mos na lërë rrugëve”, shprehet një tjetër.

Më pas tregtarët e zhvendosën protestën para bashkisë së Tiranës.

Artikulli paraprakThe Economist: Shqiptarët, të plakur dhe të varfër
Artikulli tjetërAktori i njohur shpërthen ndaj Ramës: Po t’a çposh nuk i del gjak, por…