Veliaj dënon banorët e Tiranës që nuk e votuan

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po hakmerret ndaj banorëve të kryeqytetit që nuk e kanë votuar. Një qytetar i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku e informon në emër të 250 familjeve të një pallati në “Don Bosko” për mbulimin e zonës nga plehrat.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan: Kjo është Tirana, nuk është Kandahari! Ja si i dënon Lal plehu banorët e Tiranës që nuk e kanë votuar! “Qytetari dixhital denoncon: Lal plehun që ndëshkon me plehra për diskriminim banorët në zemër të Tiranës! Lexoni mesazhin dhe shihni fotot që ai ka dërguar!”, shkruan Berisha.
“Mirmbrëma Doktor. Jam një banor i rrugës “Eshref Frashëri” në një nga lagjet më të mëdhaja në Tiranë, “Don Bosko”. Po ju drejtohem në emër të 250 familjeve të një pallati të harruar nga ai që e ka ndërtuar nga zoti dhe nga gjithçka, por mbi të gjitha nga djali i “Mjaftit”, Erion Veliaj. Sipas zotërisë së tij Z. Mjaft tashmë kryetar Bashkie ne dhe fëmijët tanë jemi të destinuar të jetojmë rreth plehrave, sepse duke qenë se jemi një lagje me një numër të madh veriorësh që nuk e kemi votuar duhet të dënohemi dhe të vuajmë. Dhe dhuratën më të madhe na e bëri Z. Mjaft me parkun e Eco Tirana ku na duhet të ndjejmë aromën e këndshme të koshave të plehrave. Epidemia e Tiranës do të fillojë në “Don Bosko”, të siguroj”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakGjendet e vrarë në banesë një 49-vjeçare në Durrës
Artikulli tjetër17-vjeçarin Albi Luka e vranë në qelinë e burgut të Shënkollit