Vdekja e fëmijës 4 vjeçar në Berat, reagon kreu i degës së PD: Shkëlqimi i fasadave VRASTARE!

Reagimi i kryetarit të degës së PD Berat, Gazment Aizi

Një fëmijë 4-vjeçar ka humbur sot jetën, si rezultat i kontaktit me energjinë elektrike në lulishten qëndrore të qytetit të Beratit.

Zbukurimet vezulluese të përgatitura dhe aq shumë të trumbetuara nga bashkia Berat,i kanë marrë jetën 4-vjeçarit, i cili ishte duke luajtur në lulishten qendrore te qytetit.

Telat e zhveshur,të pasiguruar me pusetat që prej kohësh qëndrojnë të hapura dhe në tension, kanë vrarë sot qytetarët beratas. Ai fëmijë mund të ishte i kujtdo ,ndaj të gjithë bashkë duhet të reagojmë, ndaj kësaj fatkeqësie.

As taksat dhe , as tarifat e larta që paguajnë qytetarët beratas nuk mundësojnë dot shërbim cilësor ,dhe të sigurt nga kjo bashki.

Të dashur bashkëqytetarë, duhet të reagojmë sa nuk është ende shumë vonë!

Artikulli paraprakVjedhja me tokën e Teatrit, Basha: Edi Rama dhe Erion Veliaj, ortakë dhe pengje të mafias së drogës dhe të ndërtimit
Artikulli tjetërShembja e Teatrit/ Tjetër reagim i fortë nga Gjermania…