Vasilikë, pyet Edin se ai e di qëllimin e kësaj çorbe që gatoi me Drejtësinë

Oerd BYLYKBASHI

21 korrik dy vjet me pas. Vasilike, t’u deshen kaq vite te kuptoje se Reforma juaj ne Drejtesi po kolapson. Tu deshen kaq vite qe te arrish ‎ne ato konkluzione qe para dy vitesh t’i thame e sterthame ne, opozita, ne Komisioni e Reformes ne Drejtesi.
Sot ti Vasilike na paske deklamuar: “duhet te jemi te pergjegjshem”‎. Po Vasilike, duhet te jesh e pergjegjeshme ti dhe koleget e tu per Rremujen katastrofale ne Drejtesi, qe ti dhe koleget e tu gatuat pa degjuar paralajmerimet dhe kritikat tona dhe hodhet poshte me mendjelehtesi poetike propozimet tona sepse kishit mbeshtetje ekstranacionale.
A te kujtohet Vasilike kur ti, Ulsiu etj, ishit gati te miratonit draftin e Kushtetutes te Fatmirit “me sy mbyllur‎” sic propozoi Pandi? Kjo eshte papergjegjshmeri lapidare Vasike! Zoti shpetofte shqiptaret prej papergjegjshmerise tuaj, se ty e kolegeve te tu jua fal Edi mekatet!
Vasilike, nuk mund t’i kerkosh opozites te jete e pergjegjeshme e te votoje qe te kompletoje sistemin e kapjes politike te drejtesise prej jush e te behet pale. Meqe nuk ju funksionoi mekanizmi i kapjes afatgjate tek Magjistratura, kerkoni qe t’ju ndihmoje opozita?! A je e pergjegjeshme per kete kerkese Vasilike?!‎

I ke bere thirrje studenteve qe jane diplomuar jashte te vijne te t’ju ndihmojne ne kete “mrekulline e tete” tokesore qe po ndodh ne Shqiperi me Reformen ne Drejtesi‎, kur edhe studentet qe nuk jane diplomuar ende ne Tirane e kane kuptuar katastrofen e reformes tuaj.
Shtet anetar i NATO-s, vend kandidadat per ne BE qe pret hapje negociatash, qe sot nuk ka Gjykate Kushtetuese, Gjykate te Larte dhe asnje institucion kushtetues drejtesie, vetem Shqiperia eshte. Kjo eshte pasoja e corbes ne Drejtesi qe gatuat. Uroj qe e ke te qarte qe 50 studentet e Magjistratures nuk t’i zgjidhin deshtimet per KLGJ, KLP, Prokurorin e Pergjithshme, SPAK, gjykaten e posacme antikorrupsion apo BKH qe nuk ngrihen dot pas dy vitesh.
Vasilike, ke te drejte, ti dhe koleget e tu duhet te jeni te pergjegjshem, se nuk jeni! Pyet Edin se ai e di shume mire qellimin e te gjithe kesaj: kapja e drejtesise qe ai te mos shkoje ne burg.
Pervecse te pergjegjshem, ju duhet te viheni para pergjegjesise, sot dy vjet pasi vrate konsensusin e Reformes ne Drejtesi.

Artikulli paraprakPjetër Arbnori, një dukuri e veçantë, nga i burgosur në kryeparlamentar e tani statujë…
Artikulli tjetërBerisha publikon videon: Policia e Gjushit xhiro me furgon në plazh